sa kushton ZTE Blade A7 tre
Celulare Lajmet e fundit

Sa kushton ZTE BLADE A7: karakteristika super / çmim i pabesueshem!

Tregu i smartfoneve ultra te lire ka nje tjeter konkurrent. Do mundohemi t’ju informojme mbi sa kushton ZTE Blade A7 dhe cilat do te jene karakteristikat e tij.  Celulari vihet ne jete nga nje procesor Helio P60. Ai ka nje sensor fotografik prej 16 MP ne anen e pasme dhe do te kushtoje diku rreth $ 90 / € 80.

ZBULONI CELULARIN E LIRE UMIDIGI POWER: LEXO

Blade A7 do te vije ne dy versione: 2GB RAM + 32 GB ROM, dhe 3 GB RAM + 64 GB ROM. Ekrani eshte 6.1″ LCD pa korniza, por nuk ka sensor per gjurme gishtash nen ekran. Kamera selfie sjell disa karakteristika themelore per zhbllokimin e fytyres dhe AI. Sensori vete eshte 5 MP.

Çmimi i ZTE Blade A7 dhe disa fotografi per dizajnin:

Kamera kryesore ka gjithashtu nje funksionalitet “AI” per disa njohje te skenes dhe modifikimit te ngjyrave, ne varesi te asaj qe do te xhironi. Ajo eshte shoqeruar me nje lente f / 2.0 dhe nje blic te vetem LED.

JA CILAT JANE KARAKTERISTIKAT E HUAWEI MATE 30 PRO: LEXO

Sistemi operativ eshte nje MiFavor 9.0 UI, bazuar ne Android 9.0.

Sa kushton ZTE BLADE A7

Blade A7 vjen me ngjyren Blu per çmimin me te ulet. Megjithate modeli 3 GB RAM /64 GB ROM do te jete i disponueshem edhe ne ngjyre te Zeze per rreth € 90, duke filluar nga data 17 maj.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.