Celulare Lajmet e fundit

Sa kushton Huawei Mate 20 X 5G – prezantimi zyrtar i celularit te vitit!

Sot kompania kineze prezantoi zyrtarisht celularin e ri te pajisur me modem 5G dhe pyetja qe te gjithe i bejme vetes eshte sa kushton Huawei Mate 20 X 5G.

Siç nenkuptohet nga emri, Mate 20 X (5G) eshte nje variant i Mate 20 X origjinal, i prezantuar nentorin e kaluar. Dallimi kryesor i dukshem midis dy celulareve, perveç faktit se modeli i ri mbeshtet rrjetet 5G, eshte kapaciteti i reduktuar i baterise.

 

Supozojme se kjo zgjidhje ne reduktimin e baterise ishte e nevojshme per te mbajtur permasat e celularit nen kontroll pas shtimit modemit te nevojshem per lidhjen 5G. Mate 20 X (5G) ka nje bateri 4,200 mAh, 800 mAh me e vogel nga bateria e Mate 20 X origjinal i cili arrinte ne 5,000 mAh. Ky aspekt nuk eshte aspak pozitiv, megjithese behet fjale per nje bateri super te optimizuar. Por Mate 20 X (5G) do te mund te karikohet me kapacitet 40W ndersa Mate 20 X origjinal vetem 22.5W.

Sa kushton Huawei Mate 20 x 5G:

sa kushton huawei mate 20 x 5g

Procesori normalisht eshte i njejte: Huawei Kirin 980. Kete here i integruar me modemin Balong 5000 te kompanise, i pari 7nm 5G multi-mode chip ne bote. Mate 20 X (5G) mbeshtet teknologjine “M-Pen” me nivelet 4,096 te presionit te saj. Aksesori “M-Pen” shitet ne vete.

Çdo gje tjeter, ne menyre spekulative, mbetet e njejte – modeli 5G merr konfigurimin e trefishte te kameres se pasme, me nje sensor kryesor f / 1.8 40 MP. Eshte gjithashtu i njejti ekran me permasa 7,2 “, dhe bazohet ne sistem operativ Android 9 Pie me EMUI 9 ne krye.

ÇMIMI i Huawei Mate 20 X 5G
Huawei Mate 20 X (5G) do te jete ne dispozicion ne Britani te Madhe ne qershor ne Emerald Green per £ 999. Para-porosite fillojne ne fund te majit. Shihet qarte qe çmimi do te kaloje 1.100 €uro.

 

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.