Sa kushton Google Pixel 4 foto 1
Lajmet e fundit

Sa kushton Google Pixel 4 – ja si do te jete!

Telefonat Google Pixel 4 dhe Pixel 4 XL duan dhe ca muaj të prezantohen. Megjithatë sot Jon Prosser një Youtuber nga Front Page Tech dha disa informacione të reja për këta telefona. Këto info. tregojnë se Google mund të bëjë disa ndryshime të mëdha. Por sa kushton Google Pixel 4 dhe versioni XL?

Pixel 4 dhe Pixel 4 XL mund të mos kenë asnjë buton!

Sipas burimeve të shumta, Pixel4 sdo të ketë asnjë buton. Kjo për të pasur një shirt alumini të pandërprerë në anësore. Butonat fizik do të zëvendësohen me senosr prekjeje në anësore.

Arsyeja për këtë ndryshim nuk është shpjeguar ende, por mund të shërbejë si një përmirësim i një opsioni existues. Pixel 4 ashtu si gjenratat më para do të suportojë anësoret që mund të “shtypen”. Deri më tani vetëm anësoret pa butona mund të shypen. Kështuqë duke zëvendësuar butonat atëherë të dyja naësoret mund të shtypen komplet.

Ky ndryshim kaq madhor me siguri do të pritet me kritika, megjithatë pritet të shikohet nëse do të jetë i vertetë.

 

Butonat e Pixel 3

Thojini mirupafshim butonave!

Pixel4 pritet të ketë bokse sterio dhe ekran infinity O

Burimet e Jon Prosser gjithashtu dhanë dhe detaje të tjera mbi Pixel4. Ai thotë se ky telefon nuk do të ketë një notch, por një prerje në ekran të kameras.

Edhe pse anësoret e Pixel4 do të jenë shumë më të holla, bokset do të jenë përsëri sterio. Ky model do të vijë me sensor të shenjës së gishtit nën ekran. Por nuk dihet ende nëse do të jetë optikal si OnePlus apo Ultrasonic si tek Galaxy S10.

Koncept i Pixel 4 Xl nga Phonearena

Përsa i përket kamerave pritet që Pixel4 të vijë me 4 sensor. Dy sensor të vendosur në pjesën mbrapa dhe dy në pjesën para. Kamera kryesore pritet të shoqërohet me një kamera ultrawide ose telephoto.

Specifikat e sigurta të Pixel4

Ashtu si Galaxy S10, LG8 ThinQ, OnePlus 7 Pro, Pixel 4 pritet të vijë me Snapdragon 855. Çip ky që do të shoqërohet nga 128 giga memorje dhe për herë të parë për Google me 6 giga RAM.

Siç pritet nga çdo telefon Google, Pixel4 do të vijë me androidin e fundit 10Q që do dali në Gusht 2019. Një çertifikatë IP68, bateri më e madhe me karikim të shpejtë dhe suporti për 4G LTE priten të vijnë gjithashtu me këtë model të ri.

Së fundmi Google Pixel 4 pritet të prezantohet në javën e dytë të Tetorit.

Sa kushton Google Pixel 4

Modelet bazë të Pixel dhe Pixel XL origjinale kishin një cmim fillestare prej rreth $ 650 dhe $ 769, respektivisht. Pasuesit e tyre të tretë t kishin çmim prej $ 799 dhe $ 899 pas lirimit. Kjo përbën një rritje mesatare të çmimeve prej rreth 100 dollarë në vit.

Duke ecur me kete ritem mendojme se cmimi i Pixel 4 dhe 4 XL do jete rreth 850$ dhe 950$.

Burimi : Phonearena

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.