Celulare Lajmet e fundit

Sa kushton ASUS ZENFONE 6 dhe karaktekteristikat e para teknike!

Asus ka konfirmuar zyrtarisht disa nga tiparet kryesore teknike te Asus ZenFone 6 qe do te prezantohet javen e ardhshme me 16 maj. Me poshte do te mundohemi te anticipojme pergjigjen e pyestjes se sa kushton Asus ZenFone 6 dhe cilat jane keto karakteristika qe kompania Asus ka konfirmuar.

Kompania ka publikuar nje imazh ne Twitter i cili konfirmon se ZenFone 6 do te kete procesor Snapdragon 855 SoC te gjenerates se fundit. Smartfoni do te vije me nje sensor Notification LED dhe do te kete jack audio 3.5 mm ne pjesen e poshtme prane portes USB-C.

Ne anen e djathte te telefonit do te ndodhet butoni i fikje/ndezjes dhe ai i rregullimit te volumit, dhe ne te majte te tyre do te ndodhet hapesira e trefishte per kartat SIM dhe microSD.

sa kushton asus zenfone 6 nje

Perveç kesaj, nje ekzekutiv i Asusit ndau disa detaje me te hollesishme te ZenFone 6 ne formen e Kodit Morse ne Instagram. Kur konvertohet, ky kod konfirmon nje fotokamer kryesore me konfigurim “Dual Camera” prej 48MP + 13MP dhe nje bateri prej 5.000 mAh. Te dyja keto tipare jane permiresime te rendesishme ne krahasim me paraardhesin ZenFone 5z.

ZenFone 6 gjithashtu do te kete nje ekran me rezolucion prej 2340 x 1080 piksel.

Jemi vetem nje jave larg prezantimit, por sa kushton Asus ZenFone 6 eshte diçka qe mund te hamendesohet nga informacionet e shumta ne rrjet. Ai do te jete nje tjeter celular i fashes premium te rreth € 800 (çmim qe mund te ndryshoje ne baze te tregjeve te ndryshme).

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.