Celulare Lajmet e fundit

Sa kushton ASUS ZENFONE 6: zbuloni dezajnin me “DOPIO SLIDER”

[Perditesim 10/05/2019]

Asus ZenFone 6 siç e thame me pare prezantohet ne 16 maj, por sot u shfaq ne dy video-review me dezajnin e tij inovativ me “dopio-slider“, dhe mund te themi fantastik.

Videoja e pare tregon sensorin “Dual Camera Selfie” te telefonit qe zbulohet kur slider terhiqet poshte, se bashku me aurikolarin e perparem.

Fundi i telefonit ka porten USB-C me jack audio 3.5mm qe qendron ne te majten e saj.

Videoja e dyte tregon ZenFone 6 me nje dizajn pak te ndryshem, por gjithashtu i perpere nga nje slider.

Ne pjesen e pasme, ndodhet sensori “Dual Camera” i shoqeruar me nje lexues te gjurmeve te gishtave. Ne pjesen fundore ndodhet porta USB-C e rrethuar nga dy grila qe strehojne nje altoparlant dhe nje mikrofon.

 

[Artikulli i meparshem]

Asus ka konfirmuar zyrtarisht disa nga tiparet kryesore teknike te Asus ZenFone 6 qe do te prezantohet javen e ardhshme me 16 maj. Me poshte do te mundohemi te anticipojme pergjigjen e pyestjes se sa kushton Asus ZenFone 6 dhe cilat jane keto karakteristika qe kompania Asus ka konfirmuar.

Kompania ka publikuar nje imazh ne Twitter i cili konfirmon se ZenFone 6 do te kete procesor Snapdragon 855 SoC te gjenerates se fundit. Smartfoni do te vije me nje sensor Notification LED dhe do te kete jack audio 3.5 mm ne pjesen e poshtme prane portes USB-C.

Ne anen e djathte te telefonit do te ndodhet butoni i fikje/ndezjes dhe ai i rregullimit te volumit, dhe ne te majte te tyre do te ndodhet hapesira e trefishte per kartat SIM dhe microSD.

sa kushton asus zenfone 6 nje

Perveç kesaj, nje ekzekutiv i Asusit ndau disa detaje me te hollesishme te ZenFone 6 ne formen e Kodit Morse ne Instagram. Kur konvertohet, ky kod konfirmon nje fotokamer kryesore me konfigurim “Dual Camera” prej 48MP + 13MP dhe nje bateri prej 5.000 mAh. Te dyja keto tipare jane permiresime te rendesishme ne krahasim me paraardhesin ZenFone 5z.

ZenFone 6 gjithashtu do te kete nje ekran me rezolucion prej 2340 x 1080 piksel.

Jemi vetem nje jave larg prezantimit, por sa kushton Asus ZenFone 6 eshte diçka qe mund te hamendesohet nga informacionet e shumta ne rrjet. Ai do te jete nje tjeter celular i fashes premium te rreth € 800 (çmim qe mund te ndryshoje ne baze te tregjeve te ndryshme).

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.