rrjeti 5g ne shqiperi
Lajmet e fundit

Rrjeti 5G ne Shqiperi: 5 menyra si do revolucionoje teknologjine

Rjeti “mobile data” 5G eshte kryefjalia e industrise se telekomunikacionit dhe pajisjet e para te perputhshme mund te perdoren ne Shtetet e Bashkuara dhe Korene e Jugut qe nga muaji prill. Ndersa rrjeti 5g ne Shqiperi dhe ne vendet e tjera po pergatitet dhe do te pergatitet ne muajte dhe vitet ne vijim. Por 5G nuk do te thote vetem shkarkimin e videove dhe navigim me i shpejte ne internet. Me poshte do tu tregojme se si rrjeti i gjenerates se ardhshme mund te ndryshoje aspekte te rendesishme te jetes sone.

Argetim streaming

Arritja e shpejtesise se “download” prej 1 Gbs sa do te jete fillimi i epokes se shkarkimit dhe transmetimit te permbajtjeve per perdoruesit. “Buffering”, e ashtuquajtura ngecje e shkarkimit apo e sherbimeve streaming, se shpejti do te jete thjesht histori. Ashtu si zhurma e modemit te vjeter 56k. Shikimi i YouTube ose Netflix ne smartfon eshte diçka qe e kemi  perdorur per nje kohe te gjate, por 5G mund te revolucionoje me te vertete streaming ne nivele te paarritshme, veçanerisht kur behet fjale per “video games”.

Rrjeti 5G ka shpejtesi te sketerrshme, qe do te thote nje lidhje me e forte dhe me e besueshme qe mund te lejoje transmetimin e menjehershem te lojrave AAA me grafike me rezolucion te larte edhe ne mjedise komplekse. Keni shkarkuar ndonjehere nje loje AAA kohet e fundit? Mjafton t’ju themi qe, ne varesi nga interneti juaj ne shtepi, mund te duhen disa dite.

Realiteti virtual dhe realiteti i shtuar

Po rriten gjithmone e me shume teknologjite qe ofrojne sherbime “Virtual Reality” VR, por aktualisht duhet domosdoshmerisht te vendoset nje shikues (syze teknologjike) qe duhet te lidhen me kompjuterin. Pajisjet si Oculus Quest dhe Magic Leap One mund te ofrojne argetim te papare, por ne thelb kerkojne qe te vendosni nje kompjuter te vogel ne fytyre.

Megjithate, 5G mund te eliminoje nevojen per keto dispozitive, duke lejuar qe syzet AR, shikuesit VR ose pajisjet XR te jene te efektshme ne aspekte nga me te ndryshmet. Aftesia e rrjetit 5G per te perpunuar permbajtje shume te renda ne kohe teper te shkurter do te mundesoje nje ri-dizenjim te pajisjeve AR, VR dhe XR duke i kthyer ne pajisje vertet te kendshme, te vogla dhe te lehta. Mjaftojme te mendojme syze te thjeshta mode ose shikimi ku do te mund te perpunohen te dhena pa fund nepermjet internetit.

Samsung, ja cili eshte celulari i pare 5G – kliko ketu!

AI (Inteligjenca Artificiale) dhe robotika

Pajisjet e ndertuara dhe te integruara me Inteligjence Artificiale duhet te perpunojne nje sasi te madhe informacioni ne çdo moment dhe jo vetem gjate operimit te tyre. Kjo vlen, per shembull, per te dhenat e mbledhura vazhdimisht per sistemin nervor te njeriut. Per te permiresuar navigimin ne hapesire ​​reale, njohjen e imazhit, te mesuarit e nuancave te gjuhes dhe bisedave (procese qe kerkojne shume te dhena), 5G mund te pershpejtoje zhvillimin e makinave inteligjente dhe roboteve autonome per shkak te te mesuarit me te shpejte.

Asistentet e zerit me aftesi 5G, si Google Assistant ose Alexa, gjithashtu do te jene ne gjendje te menaxhojne skenaret dhe te llogarisin pergjigjet shume me te shpejta, te cilat duhet t’i udheheqin asistentet tane per te perballuar detyrat me komplekse dhe per te bere parashikime me te sakta. Keto asistente virtuale nuk kane nje tru te vertete ne bord, por dergojne dhe marrin pergjigje nga serveret e Google ose Amazon. Me ane te teknologjise 5G, keto nderverprime do te jene thuajse instantane.

Kjo vlen edhe per robotet industriale dhe instrumentet autonome qe do te jene ne gjendje te veprojne me shpejt dhe me me besueshmeri larg nga mbikeqyrja njerezore, potencialisht ne zonat ne rrezik. Mendoni per robote te shperndarjes automatike te produkteve, per shembull, aktualisht ne gjendje te udhetojne vetem ne distanca te shkurtra.

Rrjetet dhe qyteti i zgjuar “Smart City”

Perpunimi i te dhenave me shpejtesi te larte ka potencial te madh si ne sferen publike ashtu edhe ne shtepite tona. 5G mund t’i lejoje qytetet tona te behen inteligjente permes nje teknike te quajtur “rrjetezimi i qytetit”, ne te cilin nje rrjet fizik i vetem mund te ndahet ne rrjete te shumta virtuale, secila me qellimin dhe prioritetin e vet.

Rrjetet e ndryshme mund te funksionojne ne menyre te pavarur nga njera-tjetra dhe nuk do te preken nese jane te fikur ose te mbingarkuar.

Huawei: ja cili eshte celulari i pare 5G – Kliko Ketu!

Aspektet e ndryshme te menaxhimit te qytetit mund te behen edhe me te nderlidhura dhe te menaxhuara nga seksionet e rrjetit, duke lejuar nje operacion me te zgjuar bazuar ne komunikimin pa kabull, por me sensore te ndryshem. Ketu jane disa shembuj:

  • Ndriçimi i zgjuar i rruges. Mund te monitorohen levizjet e pajisjeve celulare dhe mjeteve te lidhura ne te gjithe qytetin per te rregulluar ndriçimin e bazuar ne dendesine e perdoruesve te afert, duke kursyer energji dhe duke alokuar burimet ne menyre me efikase.
  • Sensoret brenda kontejnereve te mbeturinave mund te komunikojne ne kohe reale me sherbimet e grumbullimit dhe t’i drejtojne ato per te ndaluar aty ku nevoja eshte me e madhe.
  • Parkimi mund te jete i pajisur per te komunikuar me shoferet (ose vete makinat e zgjuara) duke sinjalizuar zonat e parkimit ne dispozicion, duke kursyer kohe, karburant dhe stres.

Nga pikepamja mjedisore, nje qytet i zgjuar qe perdor rrjete te dedikuara per menaxhimin dinamik me intensitet te larte energjie, mund te çojne ne nje te ardhme me me pak mbeturina.

Te gjitha keto instalime nuk do te kene me nevojen e punimeve ne rruge, me kabull, dhe te gjitha kostot dhe veshtiresite qe vijne ne kete asapekt.

Shpejtesi e larte dhe rritje e jetegjatesise se baterive

5G do te mundesoje jete me te gjate te baterise ne pajisjet tona. Ne fakt, edhe ne qofte se ngarkimi eshte bere me i shpejte, baterite nuk mund perballojne nje pune shume ditore te smartfoneve. Pajisjet e reja me rrjet 5G do te mundesojne perdorim me inteligjent te baterise.

Presidenti i Verizon dhe ish-drejtori ekzekutiv Lowell McAdam thekson:

“Imagjinoni nje te ardhme ku telefoni juaj do te duhet te rimbushet vetem nje here ne muaj”. Gjate nje konference te teknologjise, McAdam vuri ne dukje se vlera kryesore e shtuar e rrjeteve 5G nuk do te jete shpejtesia e shkarkimit te larte, por “latenca drastikisht me e ulet”.

Ky avantazh mund te çoje ne betejen e pajisjeve qe ruajne ngarkesen elektrike deri ne 10 vjet, ose telefonat ultralight qe do duhet te lidhen me ngarkuesin vetem nje here ne muaj. Shumica e fuqise aktuale kompjuterike te vendosur ne pajisjet tona mobile do te jete me pak e nevojshme, keshtu qe pajisjet vete nuk do te kene me shume hapesire ​​per nje bateri me te madhe, por vete bateria do te kete me pak kerkesa per energji.

Rrjeti 5G ne Shqiperi

Persa i perket zhvillimit te tji, Rrjeti 5G ne Shqiperi eshte akoma ne zanafille. Frekuencat ku do te zhvillohet rrjeti 5G jane akoma prone e shtetit dhe nuk ka filluar ende ankandi per operatoret. Gjithesesi mendohet se, nen trysnine e kerkesave per integrim ne BE, do te lirohen edhe frekuencat 5G duke mundesuar zhvillimin e teknologjise. Ne fakt, AKEP ka deklaruar pak kohe me pare qe frekuencat 800 MHz (790-862 MHz)  ku zhvillohet Rrjeti 5G ne Shqiperi do te vihen ne dispozicion te operatoreve brenda viti 2019. Le te shpresojme te gjithe se bashku.

Ne vazhdim do t’ju mbajme te perditesuar mbi pajisjet 5G dhe zhvillimin e rrjetit 5G ne Shqiperi.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.