Google Pixel 2
Celulare Lajmet e fundit

Rivali më i fundit i Google kundrejt iPhone bën një nisje negative

Gjenerata e dytë e telefonve Google Pixel fatkeqësisht janë përballur me probleme të ndryshme. Smartphone-t akoma pa filluar që të tregojnë se cfarë mund të bëjnë në të vërtetë kanë shfaqur problem të ekranin. Probleme të tjera kanë të bëjnë me cmimin dhe trasportin.

Google Pixel 2 dhe Pixel 2 XL debutuan me një cmim relativisht të lartë afërsisht 649 $ dhe dolën në shitje të enjten që lamë pas.

Përdoruesi e hershëm të Pixel 2 kanë ngritur zërin të acaruar nga incidentet të cilat përfshijnë një problem serioz me ekranin e smartphone.

Google foli rreth kësaj çështje të dielën dhe tha që po heton çështjen. Në fakt mendohet të jetë një problem i prishjes së pixelave të ekranit. Zakonisht ky problem fillon të shfaqet pas disa vitesh përdorimi të telefonit .

Google PixelGoogle me shumë mundësi do të ndalojë prodhimin e Google Pixel 2 në rast se ky problem vazhdon edhe në njësi të tjera.

“Të gjitha raportimet do të merren seriozisht dhe inxhinierët tanë po shohin për zgjidhje sa më shpejt” – tha zëvendës presidenti i divizionit të Google Pixel, në një email nga Reuters. “Informacione të mëtejshme do të jepen në momentin që do të kemi në raport përfundimtar”

Pervec kesaj blerësit e ndryshëm janë përballur më tarifa të ndrysme të telefonit. Për shembull një ndër kompanitë më të mëdha amerikane e shpërndarjes së rrjetit celular e shet telefoni 30$ më shtrenjtë se cmimi normal. Google reagoi pas raportimeve se kishte një gabim në vendosjen e cmimit dhe cdo gjë ju kthye normalitetit.

Gjithashtu një problem tjetër qëndron tek Bluetooth. Nga përshtypjet e blerësve të cilat kanë komentuar në faqe recensionesh raportohet një problem i zhurmës që shkakton aktivizimi i Bluetooth.

Me gjithë këto probleme që po has ky telefon  i cili pritej nga të gjithë fansat e Andorid si rivali i denjë i iPhone duket se nuk do të arrijë më shumë se një telefon normal pavarësisht se ka shumë vecori të cilat nuk mund ti gjejmë në shumë smartphone të tjerë .

Po ju si mendoni a do të arrijë Google Pixel 2 të jetë rival i denjë për iPhone ?

Google Pixel

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.