Sondazh RAM-foto
Lajmet e fundit

[Rezultati] Sa RAM është i mjaftueshëm tek një smartphone?

Përshëndetje miq, më poshtë “Shtëpia e teknologjisë” ju paraqet rezultate e sondazhit të kryer gjatë kësaj fundjave mbi memorien RAM tek një smartphone. Siç shihet, shumica e fansave preferojnë celularë me 4GB RAM, duke pretenduar që celulari do ishte perfekt. Në vënd të dytë gjejmë kërkesën për sa më shumë RAM aq më mirë është dhe pastaj 6GB RAM. Interesant fakti, ose thjesht shaka e dikujt :), që vetëm një person ka votuar për mundësinë me më pak se 2GB RAM. 

Na ndiqni sërisht në artikujt dhe sondazhet e ardhshëm. 

Shtëpia e teknologjisë – ose.al

 [socialpoll id=”2494514″]

[sondazh i datës 24/03/18]

Kohët e fundit, prodhuesit e celularëve Android duket se shtojnë gjithmonë e më shumë sasinë e RAMit në pajisjet e tyre kryesore. Dy vjet më parë, tek Xiaomi Mi Note 2 ishin të mjaftueshme 4GB RAM. Por vitin e kaluar, pamjet e OnePlus 3T dhe Honor V9 me 6GB, ndërsa Asus ZenFone AR dhe OnePlus 5T paketojnë një sasi masive prej 8GB.

Megjithatë, sa RAM është i mjaftueshëm tek një smartphone? 

Dikur vitin e kaluar, një ekzekutiv i Huawei, Lao Shi, deklaroi se 4GB RAM është më se e mjaftueshme për smartphone dhe madje pohoi se smartphone Huawei funksionojnë më mirë në 4GB se 6GB. Pra, a jeni të kënaqur me vetëm 2GB ose jeni dikush që ka nevojë të paktën 6GB? Le të mbledhim votat dhe na tregoni mendimet tuaja tek komentet më poshtë.

[socialpoll id=”2494514″]
Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.