Që nga tremujori i dytë i 2017 Samsung ka deklaruar vetëm fitime rekord. Dukej se Samsung do të vazhdonte ti mbante këto fitime rekord dhe në tremujorin e parë të 2018. Dhe me të vërtetë Samsung e konfirmoi dje këtë vazhdimësi.
Ata deklaruan dje, se kanë pasur fitime prej 14.7 miliardë dollarë për tre muajt e parë të vitit. Kjo është një rritje spektakolare në krahasim me deklarimin e 9.3 miliardë në të njëjtën periudhë me 2017.
Ky fitim duket dhe se ka thyer parashikimet e Wall Street, të cilët prisnin një fitim më të vogël.
Rekord fitimi: Arsyeja kryesore?
Duket se Samsung ka arritur ta mbajë rekordin e vet, për shkak të kërkesave të shumta për çipet e memorjes. Faktor tjetër ka qenë dhe lançimi në këtë tremujor dhe i Galaxy S9 dhe S9+. Kjo pasi në vetëm dy muaj janë shitur rreth 10 milion modele të tilla. Por ky lançim i shpejtë mund tja bëjë më të vështirë mbajtjen e rekordit Samsung. Pasi shitjtet më të mëdha ndodhin gjatë muajve të parë dhe tani shitjet e Galaxy S9 dhe S9+ priten të bien.
Por investitorët e Samsung nuk janë të lumtur pasi, sot çmimi i aksioneve të Samsung ra me 1.3% nga çmimi i mëparshëm.
Burimi : Phonearena