iPhone X
Celulare Lajmet e fundit

Reklama zyrtare e Apple për iPhone X tregon një bug të iOS

 Me herët në tetor Apple prezantoi iPhone X me një ndryshim radikal në dizenjim. Ky ishte iPhone i parë që nuk do të kishte butonin “home” në mënyrë që të kishte nje ekran deri ne cepa. Për shkak të këtij dizenjimi të ri Apple u detyrua që të heqë edhe Touch ID. Me prezatimin e iPhone x Apple prezantoi një mënyrë të re zhbllokimi të linjës së tyre të smartphone-ve. Face ID që zëvendësi Touch ID përdor sensorë 3D për një saktësi aq të madhe. Sensorët janë të vendosura në “notch”-in e famshëm. iPhone X u mirëprit shumë nga njerëzit edhe pse nuk do të kishte Touch ID. Gjithashtu nga ana tjetër edhe iOS 11 bëri një hyrje të bujshme. Si fillim sistemi i operimit për pajisjet iPhone pati shumë problem edhe pse shumë prej tyre janë zhdukur me updatet e fundit.

Në reklamën e fundit të Apple tregohet nje iPhone X bug i Apple me iOS 11 😂😂. Afër fundit të videos dallohet një gabim ose siç quhet në gjuhën teknologjike “bug” . Ky gabim i perket një versioni të mëparshëm të iOS 11. Teksti i cili supozohej që të qëndrojë brenda animacionit ku shfaqet mesazhi shfaqet më shpejt se animacioni. Është normale që të ketë ndonjë gabim të vogël në sistemet e operimit të smartphoneve kohët e fundit. Gjithsesi shfaqja e këtij bug-u në reklamën zyrtare nga Apple thekson edhe njëhere historinë e famshme të iOS 11 të mbushur plot me bug-e. Në foton e mëposhtme ku me anë të një screenshoti që është bërë nga ana e stafit të Shtëpisë së Teknologjisë tregohet më qartë se për cfarë bëhët fjalë.

iPhone X Bug

Por ky nuk është bug-u i vetëm që iOS 11 ka. Ekziston gjithashtu një bug në aplikacionin Music ku ka probleme të dallueshme gjatë rrotullimit të ekranit. Gjitashtu më herët është raportuar një problem me “Blank screen of Death”. Ky problem bënte që pajisjet iPhone të përditësuara me iOS 11 shfaqin një ekran bosh të bardhë. Edhe pse Apple mundohet që këto gabime ti rregullojë me update-t e ardhshme ato do të ngelin pjesë e historisë së gabimeve të këtij sistemi operativ.

Ju ftojmë të lexoni artikullin për specifikat e iPhone X nga Shtepia e Teknologjisë duke klikuar butonin më poshtë.

Kliko këtu për artikullin e iPhone X nga ose.al 

 Më poshtë është video e reklamës të publikuar nga Apple në Youtube ku tregohet shpejtësia e hapjes së iPhoneX vetëm më një shikim. 

 

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.