Lajmet e fundit

Browseri super i shpejte Puffin tani vjen edhe per Windows

Browseri pak i përdorur por shumë popullor Puffin vjen tani për Windows.

E veçanta e këtij browseri është se cdo gjë kryhet ne cloud. Kjo do të thotë që browseri thjesht hapet në kompjuterin tuaj dhe ai punon nëpërmjet internetit. Më parë ky browser ishte vetëm për iOS dhe Android. Tani krijuesit duket se kanë kthyer sytë nga Windows për ta bërë browserin akoma më të famshëm.

Puffin

Veçoria që e bën këtë browser ti hapë faqet në internet me një shpejtësi të jashtëzakonshme është përdorimi i burimeve online. Kjo bën që edhe kompjuterat e vjetër dhe të ngadaltë tani të jenë akoma më të përdorshëm. Duke përfituar nga ky fuqizim i browserit cloud-based Puffin kompania ka vendosur që të lancojë versionin për Desktop.

Në të njëjtën mënyrë si Opera Mini, browser përdor serverat për të përpunuar dhe kompresuar website-t dhe për faktin që është cloud-based browseri Puffin nuk lë gjurmë në kompjuterin tuaj. I  gjithë trafiku nga browser Puffin në serverat e Puffin janë të enkriptuar. Kjo do të thotë që përdorimi i këtij broweri është i sigurtë për tu përdorur në rrejtet publikë të WiFi.

Aplikacioni mund të shkarkohet duke klikuar këtu dhe duke qenë se është një aplikacion për desktop mund të përdoret në cdo version të Windows.

ose.al

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.