Dual Screen Samsung
Lajmet e fundit

Misteri drejt zbulimit: fillon projekti “Dual Screen” smpartphone i se ardhmes..

Gjate dy viteve te fundit, ka patur thashetheme rreth nje projekti mjaft misterioz te Samsung. Shpesh eshte folur per nje tip te ri smartphone, i cili mund te “perthyhet”. Spekulimet mbi kete projekt jane intensifikuar gjate muajve te pare te viti 2017. Sidomos duke marre parasysh qe ka pak kohe qe Samsung ka rregjistruar marken “Galaxy X”. Flitet qe eshte e mundur nje produkt te tille ta shohim ne muajt e fundit te 2017. Dosja qe mban skemat dhe teknologjite mban emrin: Projekti “Dual Screen Smartphone”.

Lajmet tashme vijne nga burime te sigurta, si ET News, qe thekson se Samsung do te filloje testimet e prototipit te ri shume shpejt. Duke cituar burime nga brendesia e kompanise koreane, mediat amerikane shkruajne se produkti do te perfshihet ne serine “Galaxy”. Me sa duket, prototipi Galaxy X do te mund te “perthyhet” 180° dhe do te perbehet nga dy ekrane te teknologjise AMOLED te lidhura nga nje “ekran ure”. Nje nga burimet e Samsung u shprehen se:

Samsung duket se po teston konsumatoret me lajme mbi nje prototip “Dual Screen” te perthyeshem, per te patur dhe ide mbi implementimin e ketij produkti 

Artikulli i ET News gjithashtu konfirmon se Samsung ka nenshkruar disa kontrata me furnitore te ndryshem per te mundesuar nje hedhje ne treg qe ne fundin e 2017. Flitet per nje hedhje te limituar te nje sasie prej 2.000 deri ne 3.000 celulareve.

Si gjithmone, duhet pasur parasysh se cdo informacion qe rrjedh nga burime “anonime” duhen marre dhe lexuar me kujdesin e duhur, mund edhe te mos jene plotesisht te verteta. Gjithsesi, fakti qe prodhuesit e medhenj te artikujve elektronik si per shembull Apple, LG dhe Microsoft jane te interesuara ne teknologji qe do mundesonin “perthyerjen” e ekraneve.

Ose.al se fundi ka publikuar nje artikull qe fliste pikerisht per investimet e Samsung mbi teknologjine OLED, qe do te mundesonte ekrane me tipare elastike.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.