Projekt Andromeda
Lajmet e fundit Tablet

Microsoft: së shpejti me tablet me ekran që paloset.

Pas shumë e shumë vitesh, me një treg totalisht të ndyshëm tabletësh, Microsoft synon të ringjallë konceptin inovativ të palosshëm. Sipas shumë thashathemeve, kompania Amerikane po punon në një tablet i cili paloset me emrin Projekt Andromeda.

Projekt Andromeda

Me herët në 2009, në Microsoft një grup inxhinieresh kanë qenë duke punuar në një pajisje me dy ekrane të palosshëm. Pajisja supozohej të kishte një laps Stylys dhe një version të vecantë të Windows. Kjo pajisje do të kishte emrin Courier. Sipas krijuesve, Courier do të ishte një pajisje që do ti vinte në ndihmë arkitektëve për të vizatuar plane ndërtesash. Gjithashtu ajo mund të përdorej nga shkrimtarët për të shkruajtuar mendimet e tyre me ndihmën e Courier.

Rreth vitit 2010 ky projekt u braktis. Sic duket Microsoft e kuptoi që kjo pajisje mund te ndryshonte rrjedhën e Windows sepse kërkonte programe të vecanta për tu përdorur. Edhe pse Courier nuk u prezantuar kurrë për publikun ekzistojnë imazhe të shumta online ne internet.

Projekt Andromeda

Sot pas shumë e shumë vitesh kompania ka për qëllim të ringjallë këtë projekt. Tableti me shumë mundësi do të vijë me vecoritë e  një telefoni por që sigurisht nuk do të jetë një i tillë edhe pse mund të futet në xhep pasi të jetë palosur. Sipas shumë raportimeve të ndryshme tableti do të jetë i pajisur me ARM SoC . Ai gjithashtu do të ketë të instaluar versionin e plotë të Windows 10 me disa vecori ekstra.

Projekt AndromedaPas braktisjes edhe të Windows Phone, kompania theksoi qartë se nuk do të rifuteshin më në tregun e smartphoneve. Ato nënvizuan që pajisja e rradhës nuk do të ishte një smartphone por një produkt totalisht i ri. Projekti Andromeda sigurisht që nuk bën pjesë në kategorinë e smartphoneve duke qenë më shumë në rradhën e tabletëve.

Ekziston mundësia që Projekt Andromeda të prezantohet në labelin Surface kur të lancohet. Për momentin nuk ka specifikime apo informacion konkret rreth kësaj pajisje.

Projekt Andromeda

Tregu i tabletëve ka parë ditë të lavdishe në të kaluarër po tregu momentalisht është gjithmonë e në rënie. Microsoft-it i nevojitet dicka me të vërtetë inovative nëse duan që të rivalizojnë Apple. Nëse pajisja vjen me ekranin që paloset dhe do të shërbejë me të vërtetë për gjëra të ndryshme, ajo do të jetë inovative gjë që do të bëjë që shumë prodhues të ndjekin konceptin. Të gjithë jemi duke pritur nëse pajsisja e re do të gjejë rrugën e suksesit. Apo mallkimi që ndoqi Courier do të jetë më i fortë se vendosmëria e Microsoft.

A mendoni edhe ju se ky produkt mund ta rikthejë Microsoft në lavdinë e viteve më parë ?

 

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.