probleme samsung galaxy a3 2017
Celulare Lajmet e fundit

Probleme Samsung A3 (2017)

Probleme Samsung Galaxy A3 (2017) – Duket se ky celular është pushtuar nga një sërë problemesh të krijuara nga firmware bazuar në shpërndarjen e Android Oreo 8.0. Sipas forumit zyrtar Korean te Samsung, në fakt, përdorues te ndryshem kane hasur disa probleme pas perditesimit.
 
 
Mes atyre që raportojnë gjejmë keto probleme:
 
– Restart te vazhdueshem te telefonit
– Konsumi i lartë i energjisë (bateria mbaron për më pak se 4 orë)
– Bllokim i sistemit
– Problemet në lidhje Wi-Fi
 
Këto probleme – konfirmojnë të njëjtët përdorues – nuk duket se janë zhdukur edhe pas formatimit sipas fabrikës.
 
Një histori e ngjashme është verifikuar edhe me update për Galaxy S7 dhe S7 Edge ne te shkuaren, problem qe u zgjidh prenda disa javeve nga Samsung. Deri tani, Samsung nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për problemet e ekspozuara nga përdoruesit me Galaxy A3 (2017). A keni hasur këto probleme? Ju lutemi te na sinjalizoni çdo problem.
Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.