prezantohet vivo v7 plus
Lajmet e fundit

Zyrtare: prezantohet VIVO V7 PLUS me nje super “selfie-camera” • ose.al

Sot prezantohet VIVO V7 Plus, dhe ketu po ju sjellim disa nga karakteristikat kryesore te ketij celulari mjaft interesant per çmimin qe ka.

Te bie ne sy fillimisht ekrani me raport 18:9 i tipit “FullView“. Teknologjia e ekranit eshte mjaft e mire, duke e vene ne raport me çmimin e smartphonit. Paneli ka permasa prej 5.99” dhe rizolucion 720 x 1440 px i tipit IPS. Natyrisht behet fjale per “FullView”, pra pa korniza.

Vihet ne jete nga procesori Qualcomm SnapDragon 450 me berthame Octa Core dhe frequence 1.8 GHz. Karta grafike shfaq sigurine e Adreno 506.

Persa i perket memories RAM, ajo eshte mese e mjaftueshme: 4 GB RAM. Ndersa memoria ROM vjen me 64 GB te plota, por te mund te zgjerohen me carte microSD.

Edhe bateria ka parametra fantastike, ndoshta dhe te papritura. Kapaciteti prej 3250 mAh do te mund te siguroje punen intensive pergjate nje dite te plote, deri ne momentin e “nates se mire”.

Por “djalli” fle diku tjeter! 😈😈 …Sepse ky VIVO V7+ zyrtarizohet me nje fotokamer-selfie prej 24 MP!! 😍😍

Natyrisht kjo fotokamer nuk do te jete ne nivelin e Sony Xperia XZ Premium, por padyshim qe i afrohet. Dhe duke konsideruar se sa kushton VIVO V7 +, investimi do te ishte mjaft i kenaqshem. Sidomos per dike qe do super celular per selfie, me nje shpejtesi dhe performance te kenaqshme, dhe estetikisht shume terheqes dhe i veçante.

Prezantohet VIVO V7 Plus ne fotot e meposhtme:

 

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.