Prezantohet Samsung W2019
Pas disa muajsh thashethemesh, Samsung W2019 më në fund u çertigikohet zyrtarisht në Kinë. Ajo paraqet veten me dizajnin “Iconic” dhe me një stil “retro”. Kemi edhe një aparat të karakterizuar nga një hapje fokale f/1.5, pothuajse me siguri e para në bota e pajisur me këtë funksion. Tani konfirmohet se do të quhet Samsung W2019, sipas një certifikate Wi-Fi të lëshuar nga Aleanca Wi-Fi, pajisja do të identifikohet nga numri i modelit SM-W2019 dhe do të jetë me Android 8.1 Oreo.
Celulari do të mundësohet nga chip-i Snapdragon 845 i Qualcomm që përdor modemin Snapdragon X20.
Pajisja mund të shoqërohet me 6 GB RAM me 64GB memorie të zgjerueshme dhe të brendshme. Ekranet janë Super AMOLED të dyja me 4.2″ me rezolucion Full HD.
Nuk ka informacion të mëtejshëm në lidhje me SM-W2019 të zbuluar nga kjo listë, por W2019 do të jetë ekskluzive për Kinën, si të gjithë paraardhësit e tij. Vetë lansimi mbetet një mister për tani pasi Samsung nuk ka lënë asgjë që të kuptohet deri më tani.
Lexo edhe: Live Test i Samsung Galaxy Note 8 në Tiranë
Ky celular Samsung do jetë i disponueshëm vetëm në Kinë me një çmim që duhet të jetë rreth 1500 euro 😱😱😱 pikërisht si paraardhësi.