Prezantohet Samsung W2018
Pas disa muajsh thashethemesh, Samsung W2018 më në fund u prezantua zyrtarisht në Kinë. Ajo paraqet veten me dizajnin “Iconic” dhe me një stil “retro”. Kemi edhe një aparat të karakterizuar nga një hapje fokale f/1.5, pothuajse me siguri e para në bota e pajisur me këtë funksion.
Konfirmohen të gjitha specifikimet teknike të dala në internet më përpara. Pajisja që është një Snapdragon SoC 835 i shoqëruar nga 6 GB RAM me 64GB memorie të zgjerueshme dhe të brendshme. Sistemi është i bazuar në Android Nougat 7.1.1 dhe bateria rritet në 2300 mAh.
Ekranet janë Super AMOLED të dyja me 4.2″ me rezolucion Full HD.
Kamera e pasme, me aperturë f/1.5, është 12MP, ndërsa ajo e përparme është 5MP. Gjejmë edhe një lexues të gjurmëve të gishtave, një çelës fizik anësor për të filluar asistentin e zërit Bixby dhe tastierën fizikë klasike. Duke pasur formën Samsung W2018 nuk është një produkt sigurisht i hollë dhe i lehtë.
Lexo edhe: Live Test i Samsung Galaxy Note 8 në Tiranë
Ky celular Samsung u bë i disponueshëm vetëm në Kinë dhe Korenë e Jugut me një çmim që duhet të jetë rreth 2000 euro 😱😱😱 pikërisht si paraardhësi.