Prezantohet Honor V10
Celulare Lajmet e fundit

[ZYRTARE] Prezantohet Honor V10, bëni gati portofolin 😍😍

Prezantohet Honor V10

Honor paraqiti zyrtarisht sot në Kinë Honor V10, celular i rangut të parë që synon të sulmojë tregun falë kartës teknike të nivelit të lartë dhe me një çmim veçanërisht shumë agresiv. Ngelëm të habitur nga gama e lartë e ofruar, të paktën në Kinë, me një çmim mesatar, me të njëjtin procesor nervor siç shihet në Huawei Mate 10 Pro.

Honor V10-zyrtare-foto

Pra, le të zbulojmë pa u vonuar shumë kartën teknike Honor V10, duke ju kujtuar se do të paraqitet në Europë javën e ardhshme, dhe mund të ketë një emër tjetër në vendin tonë:

  • Ekran me 5.99″ FullHD+ (1080 x 2160) me raportin 18:9
  • SoC HiSilicon Kirin 970 me CPU okta core, GPU ARM Mali-G72 MP12 dhe iprocessor i7 për inteligjencën artificiale
  • 4/6 GB RAM dhe 64/128 GB memorie të brendshme, që mund të zgjerohet me microSD deri në 256 GB
  • Kamera e dyfishtë e pasme me 16 megapixel sensor RGB, hapje  f/1.8, LED flash, fokus në fazën e njohjes dhe video incizim 4K
  • Kamera e përparme 13 megapiksel me aperture fokale f / 2.0
  • SIM dyfishtë, 4G / LTE, WiFi 802.11 ac dual band, Bluetooth 4.2, GPS, NFC, USB Type-C
  • 3.750 mAh bateri me karikim të shpejtë
  • Android 8.0 Oreo me EMUI 8.0
  • Dimensionet: 157 x 74,98 x 6,97 mm
  • Pesha: 172 gram

Honor V10-zyrtare-foto1

Honor V10 do të shitet në Kinë nga data 5 dhjetor dhe do të jetë në dispozicion në katër ngjyra: e zezë, ari, e kuqe dhe blu. Konfigurimet janë tre, dhe çmimet me të vërtetë tërheqës (megjithëse mbetet për t’u kuptuar se si do të përkthehen në tregun tonë, për tani nuk kemi udhëzime zyrtare).

  • 4 GB RAM + 64 GB magazinim: rreth 343 euro
  • 6 GB RAM + 64 GB magazinim: rreth 382 euro
  • 6 GB RAM + 128 GB magazinim: rreth 445 euro

ose.al – shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

4 thoughts on “[ZYRTARE] Prezantohet Honor V10, bëni gati portofolin 😍😍

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.