” The Essential ” smartphone :
Ashtu sic e parashikuam, sot eshte prezantuar celulari i ri, krijese e Andy Rubin, i quajtur ” The Essential ” smartphone. Kemi te bejme me celularin e pare te kompanise se Andy Rubin, personi qe krijoi sistemin operativ Android. Ai tashme na tregon me materialet e tij, se si duhet te jete nje celular android.
“Eshte nje dispozitiv i ri dhe revolucionar”
Kemi te bejme me te vetmin celular qe ka nje ekran gjitheperfshires, pra absolutisht pa korniza! Me siguri mund te thuhet qe ka me pak korniza se Galaxy S8. Karakteristika tjeter e vecante eshte qe kemi te bejme me nje celular modular. Pra do te jete e mundur te integrohet me module te jashtme hardware per te patur nje performance gjithmone te shkelqyer dhe te personalizuar.
Ne fillim do te hidhet ne treg vetem ne Shtetet e Bashkuara. Ka te gjitha karakteristikat e nje “Top Class” te ri: Procesor SnapDragon 835, 4 GB RAM, Memorie 128 GB. Por eshte edhe mjaft i vecante ne raport me te gjith top class te tjere. Estetikisht eshte thjesht “minimal”, nuk ka “zbukurime” apo egzagjerime te shemtuara. Per me te per, nuk ka nje logo! Nje ndryshim ky mjaft i madh, sepse jemi mesuar te kemi celulare qe kane logo gjithmone e me te madhe dhe imponente. Jo, The Essential eshte i thjeshte, minimal, elegant, njihet nder te tjeret pikerisht sepse nuk ka nje logo.
Gjithashtu celulari eshte i krijuar me materiale te mrekullueshme. Perbehet nga materialet me rezistente ne treg. Meqenese ka nje ekran “edge to edge, borderless” te vertete, pra pa korniza, eshte shume i rendesishem qe te mos thyhet kollaj. Per kete arsye kompania e ka krijuar me nje material titaniumi kaq te forte saqe edhe po ra ne toke me cepa, nuk thyhet.
Skede teknike e “The Essential”:
Sistemi Operativ | Android 7 Nougat |
Ekrani | 5.71″ LTPS LCD – 2560 x 1312 pixel Quad HD |
Permasat dhe Pesha | 141.5 x 71.1 x 7.8mm 185 grams |
Procesori dhe RAM | Snapdragon 835 (10nm) 4GB RAM |
Fotokamera | Dual camera (13MP Dual RGB + Mono fusion system) 8MP fotokamera selfie. 4K video |
Memoria | 128GB UFS 2.0 – nuk eshte e zgjerueshme |
Bateria | 3,040 mAh me USB-C fast charging |
Speciale | Trup titaniumi dhe qeramike, Mbrojtje Gorilla Glass 5,
dok magnetik, 4 x mikrofona me sensor te eliminimit te zhurmave. |
Por magjia e vertete, karakteristika unikale e Essential ka te beje me faktin qe po kerkon te krijoje nje sistem te ri modular dhe aksesor. Per kete arsye, celulari ka nje nderlidhes magnetik dhe nje sensor qe suporton trasferimin wireless se te dhenave. Aksesori i pare qe vjen me daljen e dispozitivit ne treg eshte nje kamera 360° qe mund ta fiksosh magnetikisht mbi celular. Vjen ne oferte me celularin per vetem 50 $ me shume. Ne pjesen e pasme telefoni ka nje fotokamera “dual-system”. Njera nga kamerat dual ka nje sensor monokolor, pra qe fokusohet vetem tek drita, dhe kur kombinohet me kameren e dyte atehere rezultati eshte nje fotografi ekselente per nga kualiteti. Me e bukur se iPhone 7 Plus. Fotokamera “selfie” ka nje rezolucion prej 8 MP dhe regjistron video ne 4k.
Nuk ka hapesiren per jack 3.5 mm ! Ashtu si dhe top classet e fundit!
Per sa i perket dates se hedhjes ne treg, akoma nuk mund te specifikohet nga Essential. Kjo sepse celulari eshte akoma ne prodhim. Se shpejti do te jete i mundur prenotimi. Ne baze te eksperiences me top classet e tjere, zakonisht nga prezantimi kalojne jo me shume se dy muaj perpara hedhjes ne treg.
Ndersa aspekti me negativ vjen nga cmimi. Mendohet se celulari do te kushtoje rreth 700 €, pra ashtu si rivalet e tij kryesor Samsung, Apple dhe Google.
Ndjekin azhornime…..