perditesimi ios 13 update nje
Lajmet e fundit

Perditesimi iOS 13 update nga Apple: cilat do jene te rejat ?

Para se te njohim te gjitha detajet zyrtare qe kane te bejne me sistemin operativ te ri te Apple do te duhet te presim edhe pak. Por ne do mundohemi t’ju sjellim te gjitha lajmet, thashethemet dhe “leaks” ne lidhje me kete aspekt. Perditesimi iOS 13 update i ri nga Apple per produktet e rradhes eshte trajtuar nge leaker 9to5Mac i cili ka publikuar risite ne vazhdim.

Perditesimi iOS 13 update mbi modalitetin Dark Mode.

Siç e kemi shpallur edhe me pare, nje nga te rejat kryesore ka te beje me modalitetin “Dark Mode”, pra tema e erret e nderfaqes. Ky funksion ka qene shume i kerkuar nga perdoruesit e Apple, nderkohe qe ne Android ka kohe qe eshte prezente. Ne iOS e ri, duke aktivizuar Dark Mode, te gjitha aplikacionet qe i perputhen ketij modaliteti do ta aplikojne ne perdorim.

perditesimi ios 13 update

iOS vs. Android: cili eshte sistemi operativ me i mire? Lexo artikullin

Perditesimi iOS 13 update mbi “Gestures” me te shpejta.

Kjo karakteristike eshte me e perqendruar per iPad se sa per iPhone, pasi ajo ka te beje me gjestin me 3 gishta. Akoma nuk ka informacione mbi gjestet me te cilat do te jete i mundur komandimi i sistemit apo i disa aspekteve te tij, por mendohet se me kete perditesim Apple do te jete thuajse ne te njejtin nivel me Android.

Perditesimi iOS 13 update mbi “Multitasking” me te rrjedhshme.

Apple me ne fund mund te kete bere te mundur hapjen e nje aplikacioni te vetem shume here pa kerkuar me pare mbylljen e tij. Gjithashtu mund te kete elemente te ndryshme te te njejtin aplikacion ne dy dritare te ndryshme. Funksion ky shume i dobishem ne rrethana te caktuara. Permiresimi i multitasking do ti mundesoje Apple te zhvilloje projektin e saj mbi “zevendesimin e kompjuterit MAC”.

Perditesimi iOS 13 update mbi aplikacionin Mail

Ne sistemet operative iOS te viteve te fundit aplikacioni Mail i Apple nuk ishte zhvilluar aspak. Sidomos duke e krahasuar me hapat gjigant qe ka bere ne kete aspekt Google me aplikacionin Gmail. Premisat jane qe me iOS 13 aplikacioni Mail che i gjithe sistemi i menaxhimit te komunikimeve elektronike te Apple do te beje nje hap te rendesishem perpara.

Shkarko lojra iOS per Iphone falas! Lexo Ketu.

Perditesimi iOS 13 update mbi evolucionin e Safari.

Safari do te lejoje te hape automatikisht nje faqe ne versionin desktop, ne vend te hapjes manuale. Kjo karakteristike mund te duket si diçka jo me shume vlere, por per perdoruesit e shpshte te browser Safari dhe te iPhone ose iPad per pune, do te jete nje levizje e shkelqyer.

Perditesimi iOS 13 update mbi modifikimin e Font (shkronjave)

Me iOS 13, gjithashtu do te mund te instaloni “font” dhe shkronja te tjera shume me lehte dhe ti konfiguroni direkt nga menyja e impostacioneve te iPhone ose iPad. Nje nga kritikat me te medha te iOS eshte pikerisht mungesa e personalizimit te font apo te shkrimit, arsyeja per te cilen Apple vendosi ti jape nje zgjidhje te pelqyeshme.

Do te ndjekin informacione te tjera mbi iOS 13.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.