perditesimet e samsung galaxy j
Lajmet e fundit

Perditesimet e Samsung Galaxy J – fundi i deklaruar i serise “J”

Pak dite me pare kompania koreane Samsung prezantoi nje seri smartfonesh Galaxy A. Pyetjeve mbi perditesimet e Samsung Galaxy J ne muajt e ardhshem kompania ju pergjigj shkurt dhe qarte:

Vendimi i Samsung eshte qe seria Samsung Galaxy J nuk do te egzistoje me, dhe aktualisht ka dale jashte çdo prodhimi dhe suporti per vitet e ardhshme.

Samsung Malaysia hodhi ne rrjet nje video klip me te cilin prezantoi Samsung Galaxy A30 dhe Samsung Galaxy A50, dale ne shitje ne territorin aziatik. Ky video klip publicitar quhet “Galaxy J is now Galaxy A”, pra zyrtarisht perkthehet qe tashme seria Galaxy J nuk do te egzistoje me. Seria Galaxy A, siç e kemi theksuar edhe ne artikujt e prezantimit, ka per objektiv sjelljen e disa parametrave premium per smartfone te fashes se mesme.

Galaxy A30 & Galaxy A50, klipi video “Galaxy J is now Galaxy A”

Smartfonet e rinj te fashes se mesme Samsung kane, per shembull, te gjithe sensore “Dual Camera” ose “Triple Camera” (perveç Galaxy A10 qe ka nje sensor te vetem 13MP). Gjithashtu ekrani ketyre smartfoneve eshte praktikisht Super AMOLED perveç A10.

Cilet jane smartfonet e gjenerates se re Galaxy A ? Lexo Ketu!

Ketu bazohet vendimi i Samsung per te derguar ne pension serine Samsung J, per fat te keq te te gjithe perdoruesve te kesaj serie. Kjo eshte arsyeja edhe e ngadalsimit te perditesimeve per keto smartfona.

Nese jeni dhe ju perdorues i tyre mos u shqetesoni per perditesimet e Samsung Galaxy J, eshte e vertete qe perditesime nuk do te kete me por komuniteti i Ose.al – Shtepise se Teknologjise do te jete i gatshem t’ju ndihmoje me keshilla per te ruajtur nje performance te pelqyeshme te ketyre dispozitiveve.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.