Celulare Lajmet e fundit

Perditesim XIAOMI MI MIX 2, ja fotoja e pare reale dhe e plote !! • ose.al

Super ekrani Xiaomi Mi Mix 2 eshte nje nga karakteristikat kryesore te celularit te ri te kompanise kineze.

Mungon vetem nje jave nga prezantimi zyrtar i Xiaomi Mi Mix 2. Smartphoni i fashes se mesme do te jete shume interesant, dhe i shumepritur nga fansat e shumte neper bote. Mendohet se dispozitivi do te shfaqet per publikun ne daten 11 shtator, nje dite para se Apple te shfaqet me eventin e saj madheshtor.

Me poshte siguruam foton e pare “nen driten e diellit”. Duket nje perle e vertete 😍😍😍😍😍

Fotografia e pare reale dhe e plote nga ekrani Xiaomi Mi Mix 2:

xiaomi mi mix 2

Disa karakteristika jane zbuluar ne menyre jo zyrtare. Ai do te kete nje procesor SnapDragon 835, megjithese zerat jo zyrtare nuk rreshtin se “pershperituri” per procesorin e ri SnapDragon 836.

Pritet gjjithashtu qe ai te kete nje nivel te larte te raportit ekran/trup fizik, ashtu si paraardhesi Mi Mix. Ama eshte akoma e paqarte nese Xiaomi do te instaloje nje ekran Full HD apo Quad HD. Ndersa eshte e sigurte qe ekrani do te jete prej 6.4”.

Prezent edhe fotokamera e tipit “Dual-Camera“, ashtu si dhe versionet me RAM 4 GB dhe 6 GB. Fotokamera selfie prej 13 MP dhe memoria ROM prej 128 GB.

copyright © ose.al

 

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.