the essential
Lajmet e fundit

Perditesim korrik 2017: ” The Essential ” smartphone do te shitet dhe ne Europe • ose.al

PERDITESIM 17 korrik 2017 :

Sipas Finantial Times, celulari “Essential Smartphone” me te cilin ju kemi prezantuar disa muaj me pare do te shitet dhe ne Europe dhe Japoni. Siç e dime nuk ka akoma nje date te re mbi hedhjen ne treg te celularit “Essential”, por pritet qe çmimi te jete rreth 700 €.

Z. Nicolo De Masi, CEO i Essential, theksoi se pritet nga dita ne dite qe telefoni te jete ne treg. Ai la te kuptohet qe dalja eshte iminente persa i perket tregut Amerikan.

Ky celular fitoi fame per shkak se eshte prodhuar nga “babai” i sistemit operativ Android, Z. Andy Rubin.

 

.copyright © ose.al

Me poshte artikulli me karakteristikat teknike dhe fotot:

” The Essential ” smartphone :

Ashtu sic e parashikuam, sot eshte prezantuar celulari i ri, krijese e Andy Rubin, i quajtur ” The Essential ” smartphone. Kemi te bejme me celularin e pare te kompanise se Andy Rubin, personi qe krijoi sistemin operativ Android. Ai tashme na  tregon me materialet e tij, se si duhet te jete nje celular android.

“Eshte nje dispozitiv i ri dhe revolucionar”

Kemi te bejme me te vetmin celular qe ka nje ekran gjitheperfshires, pra absolutisht pa korniza! Me siguri mund te thuhet qe ka me pak korniza se Galaxy S8. Karakteristika tjeter e vecante eshte qe kemi te bejme me nje celular modular. Pra do te jete e mundur te integrohet me module te jashtme hardware per te patur nje performance gjithmone te shkelqyer dhe te personalizuar.

Ne fillim do te hidhet ne treg vetem ne Shtetet e Bashkuara. Ka te gjitha karakteristikat e nje “Top Class” te ri: Procesor SnapDragon 835, 4 GB RAM, Memorie 128 GB. Por eshte edhe mjaft i vecante ne raport me te gjith top class te tjere. Estetikisht eshte thjesht “minimal”, nuk ka “zbukurime” apo egzagjerime te shemtuara. Per me te per, nuk ka nje logo! Nje ndryshim ky mjaft i madh, sepse jemi mesuar te kemi celulare qe kane logo gjithmone e me te madhe dhe imponente. Jo, The Essential eshte i thjeshte, minimal, elegant, njihet nder te tjeret pikerisht sepse nuk ka nje logo.

Gjithashtu celulari eshte i krijuar me materiale te mrekullueshme. Perbehet nga materialet me rezistente ne treg. Meqenese  ka nje ekran “edge to edge, borderless” te vertete, pra pa korniza, eshte shume i rendesishem qe te mos thyhet kollaj. Per kete arsye kompania e ka krijuar me nje material titaniumi kaq te forte saqe edhe po ra ne toke me cepa, nuk thyhet.

 

 

Skede teknike e “The Essential”:

Sistemi Operativ      Android 7 Nougat
Ekrani 5.71″ LTPS LCD – 2560 x 1312 pixel Quad HD
Permasat dhe Pesha 141.5 x 71.1 x 7.8mm
185 grams
Procesori dhe RAM Snapdragon 835 (10nm)
4GB RAM
Fotokamera Dual camera (13MP Dual RGB + Mono fusion system)
8MP fotokamera selfie. 4K video
Memoria 128GB UFS 2.0 – nuk eshte e zgjerueshme
Bateria 3,040 mAh me USB-C fast charging
Speciale Trup titaniumi dhe qeramike, Mbrojtje Gorilla Glass 5,

dok magnetik, 4 x mikrofona me sensor te eliminimit te zhurmave.
Bluetooth 5.0 LE

Por magjia e vertete, karakteristika unikale e Essential ka te beje me faktin qe po kerkon te krijoje nje sistem te ri modular dhe aksesor. Per kete arsye, celulari ka nje nderlidhes magnetik dhe nje sensor qe suporton trasferimin wireless se te dhenave. Aksesori i pare qe vjen me daljen e dispozitivit ne treg eshte nje kamera 360° qe mund ta fiksosh magnetikisht mbi celular. Vjen ne oferte me celularin per vetem 50 $ me shume. Ne pjesen e pasme telefoni ka nje fotokamera “dual-system”. Njera nga kamerat dual ka nje sensor monokolor, pra qe fokusohet vetem tek drita, dhe kur kombinohet me kameren e dyte atehere rezultati eshte nje fotografi ekselente per nga kualiteti. Me e bukur se iPhone 7 Plus. Fotokamera “selfie” ka nje rezolucion prej 8 MP dhe regjistron video ne 4k.

Nuk ka hapesiren per jack 3.5 mm ! Ashtu si dhe top classet e fundit!

Per sa i perket dates se hedhjes ne treg, akoma nuk mund te specifikohet nga Essential. Kjo sepse celulari eshte akoma ne prodhim. Se shpejti do te jete i mundur prenotimi. Ne baze te eksperiences me top classet e tjere, zakonisht nga prezantimi kalojne jo me shume se dy muaj perpara hedhjes ne treg.

Ndersa aspekti me negativ vjen nga cmimi. Mendohet se celulari do te kushtoje rreth 700 €, pra ashtu si rivalet e tij kryesor Samsung, Apple dhe Google.

 

 

Ndjekin azhornime…..

©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.