HTC U 11 render projekti fotografite top class
Celulare Lajmet e fundit

Zbulohet surpriza revolucionare e HTC U 11 – “bomba” do jete se shpejti ne shitje!

HTC U 11 mendohet te jete emri  i ri i celularit “top class” nga kompania taivaneze. Tashme dihet qe do te prezantohet ne 16 Maj. Kompania ka hedhur ne qarkullim informacionet e para mbi karakteristikat teknike te U 11. Ne kete aspekt duhet t’ju veme menjehere ne djeni per surprizen “high tech” te HTC me produktin e saj te ri. Por gjithcka ne momentin e duhur.

Design

Me siguri dihet qe U 11 do te jete pjese e se njejtes linje grafike me stilin “U” te HTC. Ne pergjithesi estetikisht stili i linjes se celulareve “U” nuk ka qene shume i vleresuar dhe i pelqyer boterisht. I pare nga ana e perparme ka mundesi qe U 11 te jete thuajse njesoj me HTC 10. I vetmi ndryshim mund te jete zvogelimi i permasave te fotokameres dytesore dhe kapsules se telefonise. Edhe pjesa e pasme nuk do te jete shume ndryshe nga linja e U Play. Duhet te kete nje sensor te vetem per fotokameren “dual flash” ne qender te pjeses se siperme dhe logono HTC te vendosur paralelisht pak me poshte. Ashtu si vellezerit e tij, edhe U 11 do te vije mundesisht me ngjyre te bardhe, te zeze, blu, te kuqe dhe argjend.

Ekrani

Ekrani do te jete i teknologjise “Super LCD” me nje madhesi prej 5.5”. Mendohet qe rezolucioni do jete 1440 x 2560 pixel. Ne kete aspekt mund te verehet qe HTC nuk do te ndjeke trendin e smartphoneve te fundit, qe vijne me te zgjatur per nga lartesia. Nga ana tjeter mendohet qe HTC do te mbaj vendimin e saj per te hequr jack audio 3.5 mm nga te gjithe dispozitivet e saj.

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=RVMXmxJUgc4″ width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”yes” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]

Hardware dhe Software

Me shume mundesi do te vihet ne jete nga nje procesor SnapDragon 835, me i miri ne treg per momentin. Bateria do kete nje kapacitet mjaft te mire prej 4.000 mAh. Ne rast se e vendosim ne krahasim me konkurencen, si per shembull Galaxy S8+ (3.500 mAh), zgjedhja eshte me se e pelqyeshme. Lajm tjeter i shkelqyer eshte se celulari do te jete rrezistent nga uji dhe pluhurat. Kjo eshte arsyeja se perse do te mungoje jack audio 3.5 mm. Pritet qe procesori SD 835 te suportohet nga nje memorie RAM prej 6 GB  dhe memorie disk prej 128 GB. Me te vertete fantastike! Per sa i perket karakteristikave audio, konfirmohet prania e “BoomSound” qe furnizon HTC me altoparlantet dhe kapsulat me te mira ne treg. U 11 do te suportoje dhe kufjet e famshme USonic, qe mundesojne teknologjine e fundit ne boten e kufjeve.

Natyrisht sistemi operativ do te bazohet ne Android 7.1 Nougat. Kompania do te sjelle versionin e saj te njohur, Sense 9. Per fat te keq akoma nuk ka shume informacione rreth specifikave te sistemit operativ Sense 9. Dihet vetem qe do te jete ndryshe nga versioni i U Ultra. Ka nje arsye shume te thjeshte per te shpjeguar mungesen e informacionit. Ajo qendron ne “surprizen” teknologjike te U 11 per te cilen do te lexoni me poshte.

Fotokamera

Ne kete aspekt nuk do te kete shume ndryshime ne raport me HTC U Ultra. Fotokamerat do te jene njesoj, me 12 MP ne pjesen e pasme dhe 16 MP ne pjesen e perparme. Ajo cka pritet te sjell me shume permiresime ne performancen e fotokamerave do te jete teknologjia e ndertimit. Ne fakt pritet qe fotokamera kryesore te jete nje Sony IMX362 ndersa fotokamera selfie nje Sony IMX351. Ne kete aspekt, per sa i perket teknologjise, HTC ofron prodhuesin me te mire ne treg. Me shume mundesi do mbetet funksioni “HTC UltraPixel Technology”, qe ofron nje sensor me permasa pixel me te medha se konkurenca. Kjo mundeson thithje me te mire te drites nga objektivi, dhe per rrjedhoje foto me kualitet me te larte. Kamera primare do te kete nje hapje objektivi prej f/1.7 ndersa kamera dytesore nje hapje prej f/2.0. Vihet re qe HTC vazhdon ti jape perparesi fotografive te shkrepura ne stilin “selfie”.

“Surpriza” Edge Sense

Inovacioni i rradhes nga HTC, quhet Edge Sense. Por per c’fare behet fjale? Me pak fjale, kemi te bejme me nje grup sensoresh brenda celularit ne pjeset anesore te tij. Keto sensore do te kene aftesine te perceptojne prekjen, terheqjen, klikimin, presjonin dhe te vene ne pune funksionalitetet e ndryshme te celularit. Kjo teknologji do te lejoje aplikimin e shume ideve dhe koncepteve te ndryshme. Njera nga to eshte aktivizimi kontestual i shume funksioneve, si per shembull levizja e volumit nderkohe qe degjohet muzike dhe shkrepet nje foto. Nje tjeter koncept eshte kontrolli i funksioneve baze te celularit nepermjet presionit te ushtruar ne pjese te ndryshme te paneleve anesore. Mbetet per tu pare cilat do te jene funksionet specifike te Edge Sense, por besojme se versioni i ri i sistemit operativ Sense 9 do ofroje vertet surpriza te kendshme. Me poshte nje video qe krijon idene e funksionimit te Edge Sense:

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=vdwcWvEbiDs” width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”yes” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]

Dalja ne treg, cmimi dhe karakteristikat e plota:

Sic e thame, HTC U 11 do te prezantohet ne 16 Maj 2017. Mungojne pak dite. Duke u bazuar ne historine e HTC, zakonisht dalja ne treg ndodh 2 – 4 jave pas prezantimit. Ndaj presim qe telefoni do te vihet ne dispozicion rreth mesit te qershorit. Si gjithmone, problemi kryesor me HTC eshte cmimi ! Pritet qe te pakten te jete ne brezin e cmimit nga 700 $ deri ne 800 $, per tu vendosur ne te njejten kategori me rivalet Galaxy S8 dhe LG G6.

  • Ekran 5.5” QuadHD Corning Gorilla Glass 5
  • Procesori: Qualcomm Snapdragon 835
  • Memoria: 128 GB + MicroSD deri ne 2TB
  • RAM: 6 GB
  • Fotokamera paresore: 12 MP f/1.7 HTC UltraPixel 3 + UltraSpeed AF
  • Fotokamera dytesore: 16 MP f/2.0 Selfie Panorama
  • Sensoret: Edge Sense + Shenje gishtash
  • IPS Rrezistent nga uji dhe pluhurat
  • Audio: HTC USonic + 3D Audio recording + HTC BoomSOund
  • Dual Nano-SIM
  • Bateria 4000 mAh;
  • Karikim i shpejte: Quick Charge 3.0
  • Sistemi operativ: Sense 9 bazuar ne Android 7.1.1 Nougat
[ms_countdowns type=”circle” nowtime=”1494333049″ endtime=”2017-05-16 00:00″ day_field_text=”Dite” hours_field_text=”Ore” minutes_field_text=”Minuta” seconds_field_text=”Sekonda” fontcolor=”” backgroundcolor=”” google_fonts=”Alfa Slab One, display” class=”” id=”” circle_type_day_color=”#1abc9c” circle_type_hours_color=”#2980b9″ circle_type_minutes_color=”#8e44ad” circle_type_seconds_color=”#f39c12″]

©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.