Otohiko fork
Lajmet e fundit

Piruni 130$ qe zhduk zhurmen gjate ngrenies eshte gjeja me e cuditshme e 2017

Doni të dini mënyrën më të rehatshme për të ngrënë në mënyrë më të rehatshme, siç keni qejf duke i thithur makaronat pa bërë zhurmë. Otihoko fork do ju vijë në dihmë për këtë.  Zhurma që mund të krijosh gjate ngrënies mund të jetë e bezdishme për disa persona sidomos për ato me të cilat nuk ke konfidenca apo që nuk i njeh.

Otohiko fork

Arsyeja kryesore e kësaj shpikje ishte ngrënia e një ushqimi  japonez i quajtur Ramen. Të gjithë ato që e kanë provuar këtë ushqim do të thonë që mënyra më e mirë për të ngrënë këtë ushqim është duke i thithur makaronat duke bërë zhurmë. Në këtë mënyrë ushqimi duket më i shijshëm dhe më argëtues për tu ngrënë.

Kompania japoneze Nissin me një eksperiencë 69-vjecare ka menduar zgjidhjen me innovative per këtë gjë duke shpikur pirunin e parë në botë Otihoko fork që eliminon zhurmën me një cmim afërsisht 130$.

Otohiko fork

Piruni do të jetë sigurisht limited-edition ku do të prodhohen jo më shumë se 5000 të tillë. Otohiko fork është emri i pirunit qe në pamje duket pak i madh. Otohiko fork ose në shqip piruni Otohiko ka vetëm një detyrë të caktuar : të eliminojë zhurmën gjatë ngrënies. Kjo pajisje nëse mund tit hemi kështu është e lidhur me smartphone-n tuaj me anë të një aplikacioni të bukur dhe të thjeshtë. Aplikacioni e kupton që një person është duke përdorur pirunin dhe në momentin që ai është duke  ngrënë. Ne të njëjtën kohë që personi që po shijon ushqimin duke bërë zhurmë smartphone luan një muzikë ose një tingull i cili tërheq vëmendjen nga personi që është duke ngrënë. Pra problem u zgjidh.

Duke qenë se Nissin do prodhojë vetëm 500 Otohiko fork ka shumë mundësi që kurrë nuk do të ndesheni me këtë product në jetën tuaj.

Cfarë mendoni ju për Otohiko fork ? A është me të vërtetë një shpikje e çuditshme ?

Me poshte do te gjeni videon se si funksionon Otihoko Fork.

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=lxocP_Maj1Y” width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”no” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]
Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.