Infocom
Lajmet e fundit

ose.al merr pjesë në 3rd Infocom Security Albania

Ditët e sotme mbrojtja nga sulmet me qëllim të keq ndaj aseteve teknologjike të një kompanie është kthyer në një sfidë për cdo kompani. Edhe pse shumë prej tyre nuk i kushtojë rëndësi kjo është një temë e cila kërkon vëmendje. Informacionet e një kompanie apo e një biznesi janë gjëja më e rëndësishmë e saj dhe si e tillë duhet të jetë e ruajtur dhe e siguruar. Masat mbrojtëse të shumë organizatave shpesh herë rezultojnë të pamjaftueshme gjë e cila çon në humbje të të dhënave kritike. Duke qenë se eleminimi i kërcënimeve është i pamundur mbrojtja nga këto kërcënime mund të ndikojë në rritjen e biznesit. Tema si Terrorizmi Kibernetik, Infrastruktura kritike, Cyber Bullying, Mbrojtja e të Dhënave, Digital Banking, Siguria në Cloud ISHIN KRYEFJALA E KONFERENCËS INFOCOM SECURITY ALBANIA.

 

Infocom Security Albania, është eventi më i rëndësishëm vjetor dedikuar Sigurisë Kibernetike i cili organizohet nga Protik së bashku me BIZZ shpk.

Konferenca e cila u mbajt ne Hotelin Plaza ne qender te Tiranes kishte te ftuar foles nga kompani te ndryshme si brenda edhe jashte Shqiperise ku një nga më të spikaturit ishte RIK FERGUSON i cili është Drejtor i Kërkimeve dhe Komunikimeve të Sigurisë në Trend Micro dhe është një nga ekspertët kryesorë në sigurinë e informacionit.

Eventi ishte i ndarë në dy sesione.

Sesioni i Parë kishte si temë kryesore Njohjen me Sfidën e Mbrojtjes Kibernetike – Si ta vendosim organizatën tonë në “Listën e sigurt”.

Në këtë session floën shumë persona më eksperiencë në fushën e sigurisë onlinë ku emrat më të spikatur ishin Anila Hoxha – Menaxhere e Sigurise në Raifaissen Bank dhe Allesandro Bulletti inxhinier në kompaninë Arbor Networks. Duke qenë se ky session ishte i dedikuar per korporatat dhe duke pasur parasysh rritjen e ritmit dhe kompleksitetin e kërcënimeve, organizatat u këshilluan për të miratuar qasje ndaj Sigurisë Kibernetike.

 

 

Midis dy sesioneve kishte edhe një fjalim i mbajtur nga RIK FERGUSON. Rik i cili është një folës me eksperiencë dhe njohuri për të vetmen arsye hulumtimit të gjerë dhe mendimit futurist. Flaimi i tij ishte shumë i ndezur, argëtues, dhe me humor. Falë këtyre vecorive ai arriti të impresionojë 500 pjesëmarrësit në konferencë. Pasi tregoi se ai është pro kundrejt të gjithave teknologjive të reja dhe përdor thuajse cdo gjë të re e cila del në treg ai përmendi se duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tyre. Rik trajtoi sfidat që teknologjia në zhvillim dhe krimi në internet i paraqet përdoruesit dhe firmave të sigurisë. Rik Ferguson mban një diplomë Bachelor të Arteve nga Universiteti i Uellsit dhe është një Hacker Etik i Certifikuar dhe CISSP-ISSAP në gjendje të mirë.

Infocom

 

Në sesionin e 2-të ishe i dedikuar për njerëzit e thjeshtë në jetën e përditshme. Tema kryesore ishte : A janë të përgatitur njerëzit për Internetin e Kërcënimeve?  Folësit kryesorë të këtij sesioni ishin Drinor Selmanaj CTO i kompanise SENTRY në Kosovë dhe përfaqësusesja e Ambasadës Amerikane Meredith Hiemstra e cila mbajti edhe fjalimin më i spikatur i këtij sesioni . Ajo foli si prind për prindërit, ku pasi tregoi raste të ndrysme të bullizmit tek mosha e mitur dhe këshilloi prindërit që të jenë pranë fëmijëve dhe të kuptojnë ndjenjat e tyre. Ajo gjithashtu tha që cdo smartphone që përdorin fëmijët duhet të jetë i monitoruar të paktën një herë në ditë nga prindërit në mënyrë që të shmangen situata të bullizmit kibernetik.

Infocom

 

Pjesë e këtij nëneventi ishte gjithashtu edhe nëneventi HACKATHON ku morën pjesë disa grupe nga universitetet dhe gjimnazet në një sfidë e thyrjes së sigurisë të disa sistemeve. Fituesit morën një cmim prej 1000 Eurosh. Surpriza sic edhe u cilësua nga prezantuesi i eventit ishte se fituesit kishin vendosur që shuma e fituar të shkonte për bamirësi.

 

Infocom

Gjithashtu në fund të eventit u mbajt edhe nje mini llotari ku u shpërndanë 3 cmime abonim 1 vjecar internet nga Abissnet dhe një smartphone Samsung Galaxy A5.

Njerëzit janë vazhdimisht të pasigurtë nga kërcënimet kibernetike për të vetmen arsye të mungesës së vetëdijes. Mos ndërgjegjësimi i punojnjësi të një kompanie apo edhe të personave të thjeshtë çojnë në grabitje të të dhënave delikate, ngacmime on-line të fëmijëve të mitur por edhe vjedhje të parave online. Duke qenë se Shqipëria po afrohet gjithnjë e më shumë në rrugën e inovacionit dhe dixhitalizimit këto kërcënime do të jenë pjesë e pashmangshme. Konferenca të tilla si kjo e organizuar nga Protik dhe Bizz shpk duhet të jenë akoma edhe me më shumë interes nga njerëzit duke qene se këshillojnë cdo brez.

Ne si staf i Shtëpisë së teknologjisë do të jemi gjithmonë pranë jush duke ju këshilluar në cdo moment dhe duke ju mbajtur të informuar për rreziqet që mund të hasni online.

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.