oppo r15
Celulare Lajmet e fundit

Oppo R15 dhe R15 Dream Mirror thjesht spektakolar

Ne nuk jemi shumë larg nga dalja e Oppo R15 dhe Oppo R15 Dream Mirror. Gjigandit kinez ka arritur të fitojë Top 5 në tregun e Azisë dhe është një kërcënim i madh në mbarë botën për gjigantët si Huawei dhe Xiaomi. Tek website zyrtar ju mund të regjistroheni për blerjen e njërit prej këtyre 2 smartfonë. Ata që regjistrohen do të kenë mundësinë të fitojnë, me blerjen e smartphone-it kinez Android, një pastrues ajri Dyson, një printer fotografik Canon, një parfum Dior, kufje Bluetooth për sport apo dhurata të tjera.

oppo r15 dream mirror-foto

Websiti shfaq një imazh të panelit të përparmë Oppo R15 dhe Oppo R15 Dream Mirror, ku është e qartë një ekran me pak në stil iPhone X. Nga thashethemet ne mund të konkludojmë se inteligjenca artificiale do të jetë një pjesë e fotokmaerës. Pajisjet gjithashtu kanë marrë OK nga njësia kineze TENAA, falë të cilave ne u njohëm me tiparet kryesore. 

Të dy do të kenë një ekran Full HD+ 6,28 inç me teknologji Super AMOLED dhe të dy do të kenë 6 GB RAM dhe 128 GB memorie të zgjerueshme.

Megjithatë, ndërsa Oppo R15 do të ketë një procesor 2.2 GHz okta-core, versioni Oppo R15 Dream Mirror do të ketë një SoC okta-core 2 GHz. Nuk është përmendur emri i chipset, por sipas thashethemeve në versionin DME do të ketë një SoC Qualcomm Snapdragon 700, ndërsa standardi Oppo R15 do të ketë një MediaTek Helio P60.

Kapacitetet e baterive do jenë përkatësisht nga 3365 dhe 3300 mAh. Brënda do gjejmë një aparat fotografik të dyfishtë 16 dhe 5 megapiksel, ndërsa versioni i Dream Mirror do të ketë një kamerë 16 dhe 12 megapikselë.

Të dy variantet kanë një fotokamera për selfie 20MP dhe Android 8.1 Oreo të instaluar.

Na ndiqni serisht per me shume informacione 🙂 – Shtepia e teknologjise.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do tĂ« bĂ«het publike. Fushat e domosdoshme janĂ« shĂ«nuar me njĂ« *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.