OPPO R11-zyrtare-4gbRAM-fotokamera
Celulare Lajmet e fundit

OPPO R11 tani eshte zyrtare: 4GB RAM e Snapdragon 660

Oppo ka zyrtarizuar celularin e saj të fundit OPPO R11. Smartfoni i saj bazohet në sistemin operativ Android 7.1 Nougat i personalizuar me ndërfaqen e përdoruesit Color OS. Ky është një terminal me trup metalik dhe në bazë të saj është Snapdragon 660, shoqëruar me 4GB RAM dhe 64GB memorie.

Një tipar dallues është sektori multimedia që karakterizohet nga kamera e dyfishtë, me një sensore prej 20 megapixel dhe një të dytë prej 16 megapixel, të aftë për të mbështetur zoom optik 2x. Ka gjithashtu një kamera në pjesën përpara e pajisur me një sensor prej 20 megapixel.

Ekrani është 5.5″ AMOLED me rezolucion 1080p dhe një bateri (jo e lëvizshme) nga 2900 mAh. Oppo R11 është raportuar aktualisht në dyqanet zyrtare në mes të qershorit. Nuk jepet asnjë indikacion në lidhje me çmimin. Përsa i përket ngjyrave mendohen që do konformohet e zeza dhe ari.

Informacioni mbi shpërndarjen flet vetëm për tregun kinez, ndërsa nuk janë të njohur projektet për zgjerimin e marketingut në një shkallë ndërkombëtare. Duke patur parasysh numrat e fundit të shitjeve besojmë se së shpejti do shohim OPPO R11 edhe në tregun europian e shqiptar.

©ose.al

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.