Celulare Lajmet e fundit

OPPO prezanton celularin e ri te quajtur F7, “eksperti i selfie”

Oppo R15 dhe R15 kanë qenë një prani mjaft konstante në fabrikën e smartphoneve gjatë këtyre javëve të fundit. Një lajm i ri zyrtar, megjithatë, sjell një kthesë interesante në produktet e ardhshme të kompanisë. Behet fjale per lajmin mbi krijimin e Oppo F7. Kjo është hera e parë që dëgjojmë diçka thelbësore rreth pajisjes ne fjale dhe mund të ketë një shpjegim mjaft të mirë për këtë fakt. Duke parë posterin e meposhtem, Oppo F7 i mbiquajtur “Selfie Expert” duket pothuajse identik me dizajnin e R15.

oppo prezanton

Imazhi promocional në fjalë u postua në Twitter nga Oppo India. Tregon dizajnin dhe i referohet ambasadorit te ri të markës, ndoshta kriketisti indian Hardik Pandya. Gërmimi më i thellë përmes komenteve të Twitter gjithashtu jep një datë per prezantimin zyrtar – 26 mars.

Informacionet qe mund të mblidhen per Oppo F7 nuk jane te shumta aktualisht. Ai do të ketë një ekran me përmasa 6.2” FullHD + dhe raport 19: 9. Aspekti me intersant lidhet me sensorin fotografik te sefie prej 25MP – i përshtatshëm per nofken “Eksperti i Selfie”. Sistemi do të kompletohet nga inteligjenca artificiale AI, e ngjashme me Oppo F5 dhe HDR me ngjyra reale.

Nuk ka info të tjera për Oppo F7, por duke pasur parasysh ngjashmëritë e tij vizuale me R15, nuk përjashtojmë mundësinë që të dyja të vihen ne jete nga proçesori SnapDragon 670 ose  MediaTek Helio P6, qe jane kandidatët kryesorë aktualisht. Gjithashtu, sistemi operativ do te jete Color OS 4.0, bazuar në Android Oreo 8.0.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.