Celulare Lajmet e fundit

OPPO F7 “selfie expert” design dhe imazhi i ri publicitar.

Oppo F27 është zyrtar, siç pritej pak ditë më parë. Informacionet që kemi sjellë në atë rast ishin të gjitha të sakta: celulari është i gjithë-ekran, me praninë në pjesën e sipërme të ekranit të “notch”. Ka një aparat fotografik para prej 25 MP, një ekran 19:9 me një diagonale prej 6.23 inç dhe një rezolutë prej 2.280 x 1.080 piksele.

Oppo ka punuar shumë në përmisimin e kamerës së përparme. Ajo ka f / 2.0 aperture fokale, mbështet HDR, lejon zhbllokimin me zbulimin e fytyrës  dhe në sajë të funksionaliteteve AI. Ajo garanton disa efekte grafike të avancuara – veçanërisht i rëndësishëm është njohja e seksit të subjektit dhe aplikimi automatik i disa filtrave bazuar në të. Ka edhe stickers AR.

Oppo F7-foto-skeda1

[perditesim 14.03.2018]

Oppo rrit kuriozitetin për eventin 26 marsit kur do te prezantohet Oppo F7. Kompania komentoi ne Twitter më shumë gazetarë që u fokusuan sidomos tek dezajni dhe tek premtimi i një “Super Full Screen”, pra nje ekrani thuajse totalisht pa korniza.

Ndërsa Oppo është kujdesur per detajet, sipas informacioneve jo zyrtare ekrani do te perbeje 89.09% te trupit.

I mbiquajtur “Selfie Expert”, Oppo F7 do të disponoje një aparat fotografik me sensore 25MP dhe me përmirësime të AI (inteligjence artificiale). Nderkohe ekrani do te kete gjithashtu nje “gadishull” te ngjashem me ate te iPhone X, por shume here me te vogel. Ashtu siç shihet dhe tek fotografia publicitare e meposhtme.

oppo

[paraardhesi i dates 13.02.2018]

Oppo R15 dhe R15 kanë qenë një prani mjaft konstante në fabrikën e smartphoneve gjatë këtyre javëve të fundit. Një lajm i ri zyrtar, megjithatë, sjell një kthesë interesante në produktet e ardhshme të kompanisë. Behet fjale per lajmin mbi krijimin e Oppo F7. Kjo është hera e parë që dëgjojmë diçka thelbësore rreth pajisjes ne fjale dhe mund të ketë një shpjegim mjaft të mirë për këtë fakt. Duke parë posterin e meposhtem, Oppo F7 i mbiquajtur “Selfie Expert” duket pothuajse identik me dizajnin e R15.

oppo prezanton

Imazhi promocional në fjalë u postua në Twitter nga Oppo India. Tregon dizajnin dhe i referohet ambasadorit te ri të markës, ndoshta kriketisti indian Hardik Pandya. Gërmimi më i thellë përmes komenteve të Twitter gjithashtu jep një datë per prezantimin zyrtar – 26 mars.

Informacionet qe mund të mblidhen per Oppo F7 nuk jane te shumta aktualisht. Ai do të ketë një ekran me përmasa 6.2” FullHD + dhe raport 19: 9. Aspekti me intersant lidhet me sensorin fotografik te sefie prej 25MP – i përshtatshëm per nofken “Eksperti i Selfie”. Sistemi do të kompletohet nga inteligjenca artificiale AI, e ngjashme me Oppo F5 dhe HDR me ngjyra reale.

Nuk ka info të tjera për Oppo F7, por duke pasur parasysh ngjashmëritë e tij vizuale me R15, nuk përjashtojmë mundësinë që të dyja të vihen ne jete nga proçesori SnapDragon 670 ose  MediaTek Helio P6, qe jane kandidatët kryesorë aktualisht. Gjithashtu, sistemi operativ do te jete Color OS 4.0, bazuar në Android Oreo 8.0.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.