oppo f5 prezantimi
Celulare Lajmet e fundit

OPPO F5 Selfie Expert del ne nje video zyrtare online • ose.al

Doli online oret e fundit nje video-publicitet i celularit me te ri te kompanise kineze Oppo. Kjo e fundit eshte gjigandi i smartphoneve per Azine, duke patur dispozitivet me te shitur ne treg. Celulari i ri do te quhet Oppo F5 Selfie Expert.

Nga nofka “Selfie Expert” kuptohet qarte qe karakteristika kryesore e ketij celulari do te jete kapaciteti per te shkrepur selfie te nje kualiteti te larte.

Gjithashtu dispozitivi do te shenoje dhe nje revolucion ne menyren e berjes se telefonave te Oppo. Ai per here te pare do te kete nje ekran me raport 18:9 dhe do te jete thuajse bezel-less” pra pa korniza. Fotokamera kryesore do te jete e tipit “Single Camera” me plot 20MP, ndersa fotokamera “selfie” do te vije me 16 MP dhe e tipit “Dual Camera” !

Foto Oppo F5 Selfie Expert:

oppo f5 selfie expert njeoppo f5 selfie expert

Karakteristikat teknike do te jete nder me te mirat ne treg. Aktualisht dihen vetem disa informacioni. Ekrani prej 6” dhe plot 6 GB RAM. Por gjithashtu nje memorie ROM prej 64 GB, me shume mundesi e zgjerueshme. Procesori flitet se do te jete nje SnapDragon 660 ndersa bateria plot 4.000 mAh.

Ne pamje duket me te vertete i bukur! Hashtagu zyrtar do te jete #CaptureTheRealYou

Video Oppo F5 Selfie Expert:

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=RRo07G1oP28″ width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”yes” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]

©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.