Lajmet e fundit

ONEPLUS 7 PRO sa kushton me UFS 3.0, HDR 10+, dhe diçka negative

OnePlus 7 Pro eshte protagonisti kryesor i diteve te fundit ne funksion te debutimit te planifikuar per 14 majin e ardhshem. Perveç pytetjes OnePlus 7 Pro sa kushton dhe si do te jete dezajni, CEO i kompanise kineze mr. Pete Lau, shtoi dy detaje te rendesishme ne tabelen e karakteristikave teknike: memorien UFS 3.0 dhe ekranin HDR10 +.

ZBULONI DATEN KUR DEL NE SHITJE ONEPLUS 7 PRO: LEXO

Memoria USF 3.0 do te jape nje avantazh ne drejtim te performances  ne krahasim me pajisjet e tjera qe kane memorie USF 2.1.

Detaje te tjera kane te bejne me ekranin: ai ka marre vleresimin A + nga tekniket e DisplayMate. Pete Lau shtoi se ekrani do te jete ne perputhje me standardin HDR10 +. HDR10 + eshte e ardhmja jo vetem e ekraneve televizive, por edhe e telefonave inteligjente .
Ne shpresojme qe pajisja jone e fundit do te vendose nje standard te ri ne industrine e smartphone dhe do te hape deren ne nje bote te re te rrjedhshmerise vizuale per perdoruesit – tha Pete Lau.

Konfirmimi i trete ne specifikat e OnePlus 7 pro vjen nga nje postim ne forumin zyrtar qe shpjegon nje video te nxjerre ditet e fundit nga kompania OnePlus: tema eshte certifikimi IP per rezistencen ndaj ujit. Pozicioni i kompanise nuk ndryshon ne krahasim me te kaluaren: marrja e certifikimit IP ka nje kosto qe i bie perdoruesit perfundimtar. Sipas OnePlus, pajisjet me certifikim IP nuk ofrojne garanci kunder demtimit te ujit .

ONEPLUS 7 PRO sa kushton dhe video mbi çertifikimin IP:

Ne video pajisja eshte e zhytur ne nje kove uji, ndersa ne post theksohet se kompania ka vazhduar te intensifikoje investimet per te permiresuar dizajnin dhe per te ofruar nje produkt te papershkueshem nga uji (ne kushte optimale te testimit). Pozicioni i OnePlus nuk do te ndryshoje as ne te ardhmen:

ne kurre nuk do ta konsiderojme çertifikimin IP te produkteve tona ne te ardhmen – tha Pete Lau

ZBULONI TRE VERSIONET E NDRYSHME TE ONEPLUS 7: LEXO

 

[Artikulli i meparshem 03/05/2019]

Nje smartphone tjeter i OnePlus se shpejti do te dale ne treg. Gjate pritjes se eventit te prezantimit qe kompania kineze po pergatit,  OnePlus 7 Pro fotografite e tij te para ne rrjet po i nxjerr gjithnje e me shpesh. Sapo kane dale dy foto me dy ngjyrat kryesore: Nebula Blue dhe Mirror Grey.

Eshte mire te shikojme se OnePlus me ne fund vendosi per te ndryshuar politiken e saj te lançimit te telefonave ne dy versione te zeza dhe te perqafoje prodhoje dispozitive me disa ngjyra me shume. Gjithashtu e reja kete vit do te jete edhe teknologjia “WordPress” OnePlus e pjesen e poshtme te kapakut per te plotesuar logon e kompanise, e cila eshte edhe nje here shume afer tabeles se kameres (dhe LED flash) per disa arsye ndoshta te frymezuara nga Samsung.

oneplus 7 pro fotografite

Ne pjesen e perparme mund te shohim ekranin e lavdishem te dyfishte te lakuar, qe eshte pothuajse pa korniza, qe thuhet se do te vije me frekuence “Refresh Rate” prej 90 Hz.
Sensori i gjurmeve te gishterinjve eshte ndoshta nen ekran, pasi qe nuk ka asnje buton te dukshem qe mund te kete lidhje me te, ndersa per tre kamerat e pasme OnePlus do te kete nje sensor te gjere, nje sensor ultra te gjere dhe nje sensor normal. Fotokamera eshte konfirmuar me 3x zoom, ndersa sensori kryesor thuhet te jete nje sensor 48 MP.
Telefoni do te vihet ne jete nga proçesori Snapdragon 855 dhe çmimi i tij ndoshta do te filloje nga rreth 700 €.

oneplus 7 pro fotografite 2

ONEPLUS 7 PRO sa kushton dhe karakteristikat teknike:

  • Ekrani AMOLED 6,5 “
  • Procesori SoC Qualcomm Snapdragon 855 @ 2,84GHz
  • GPU Adreno 640
  • Memoria RAM deri ne 12GB
  • 128 / 256GB memorie te brendshme
  • Triple-Camera e pasme me 3 sensore respektivisht 48MP + 20MP + 5MP
  • Kamera “selfie” 16MP
  • Bateri nga 4000 mAh me “Quick Charge”
  • Sistem operativ Android Pie 9.0 i personalizuar OxygenOS

    Carousel: images not found

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.