Oneplus 7 del ne shitje dy
Lajmet e fundit

Zbulohet data – OnePlus 7 del ne shitje zyrtarisht!

[Perditesim 15/04/2019]

OnePlus 7 do te prezantohet zyrtarisht me 14 Maj. Me mire te themi linja e re e smartfoneve te OnePlus 7, duke pasur parasysh qe kete vit prodhuesi kinez nuk ka prodhuar vetem nje celular, por te pakten nje variant “Standart” dhe nje “Pro“.

Ky i fundit do te vije edhe ne versionin 5G sipas informacionee te meparshme. Informacionin mbi daten e prezantimit e ka dhene leaker i famshem indian Ishan Agarwal ne twitter, burim qe ne raste te tjera eshte provuar i besueshem.

Ai siguroi disa dite me pare detaje mbi smartfonet e ri te OnePlus, qe do te lexoni me poshte. Ne mesazhin e postuar ne Twitter gjate oreve te kaluara, leakeri demonstron siguri te madhe duke ofruar daten e paraqitjes se lartpermendur. Bashkangjitur tek teksti lexohet nje imazh qe shpreh pergatitjet e marketingut ne lidhje me gamen e re te smartfoneve, ku dallon edhe referenca per OnePlus 7 Pro.

[Perditesim]

OnePlus zakonisht paraqet dy smartfone ne vit ne intervale prej rreth gjashte muaj nga njeri-tjetri. Megjithate, ne vitin 2019 prodhuesi mund te zbatoje nje strategji te ndryshme. Nese informacionet jane te sakta, pasardhesi i OnePlus 6T, do te vije ne tre variante te ndryshme.

Per here te pare, OnePlus mund te prezantoje nje variant Pro se bashku me nje version standard te OnePlus 7. Ne keto ore u shfaq fotografia e nje smartphone OnePlus me numrin e modelit GM1915, i paraqitur si OnePlus 7 Pro. I pajisur me procesor Qualcomm Snapdragon 855 SoC, 8GB RAM dhe deri ne 256GB memorie te brendshme, dhe me kamer “Tripple camera” me rezolucion deri ne 48 MP.

OnePlus 7 del ne shitje ne tre versione: Fotografia e dale ne rrjetet sociale:

Sipas informacionit qe qarkullon ne rrjet, ketyre dy versioneve do tu bashkohet smartfoni me versionin 5G. Megjithate, prania e tij nuk eshte ende i sigurt ne territorin evropian, duke pasur parasysh situaten e rrjeteve 5G ende larg te qenit gati per standardin e ri.

Per fat te keq, akoma nuk eshte shpallur nje date zyrtare per prezantimin e OnePlus 7, por mendohet se do te jete maji i ardhshem.

 

[Artikulli i meparshem]

 

Eshte fakt i njohur tashme qe nje nga celularet me te shpejte dhe me performant ne bote prodhohet nga kompania e vogel kineze OnePlus. Aktualisht ne treg me celularet OnePlus  6 dhe OnePlus 6T te cilet paten nje sukses planetar, kompania eshte ne kerkim te perfeksionimit te performances me nje prodhim te ri per vitin 2019. Ndaj pyetjet kryesore te fansave te kesaj kompanie jane: kur del OnePlus 7 ? Cilat do te jene karakteristikat teknike ? Si do te jete dezajni ?

Ja celulari me i shpejte ne bote: OnePlus 6T – karakteristikat dhe çmimi – Kliko Ketu.

Duhet thene qe OnePlus 7 eshte nje nga smartphone me te pritur per kete fillim 2019. Informacionet mbi projektin teknik te ketij celulari jane me te vertete te pakta. Ne jemi munduar te mbledhim per ju te gjitha indiciet qe vijne nga forume te ndryshme private dhe nga leaker @CarlyPage ne artikullin e saj te pak diteve me pare (Lexo Ketu)

Keta te fundit nxorren ne rrjet disa foto-koncepte mbi dezajnin e OnePlus 7, foto te cilat po i publikojme per ju. Do te dalloni me siguri mundesine e prezences se nje fotokamere te perparme “Selfie” te tipit “Pop-up”. Pra e fshehur brenda ekranit dhe e gatshme per te dale kur eshte e nevojshme shkrepja.

Kur del OnePlus 7 dhe si do jete dezajni ? Foto-koncepte:

Imazhet tregojne gjithashtu tastin e volumeve te vendosur ne menyre klasike mbi nje pajisje OnePlus, ne pjesen anash majtas me buton fizik. Shihet gjithashtu qarte nje porte USB Type-C dhe nje hapesire e dedikuar SIM ne pjesen e poshtme te celularit. Ne pjesen e pasme asnje surprize. Aty mbizoteron fotokamera me sensore “Triple-Camera” e pozicionuar vertikalisht ne pjesen qendrore te kapakut. Kesaj here mungon jack audio 3.5 mm.

Persa i perket anes teknike, OnePlus 7 duhet te karakterizohet nga prezenza e nje ekrani FullHD+ prej 6,5”, me procesor SoC Qualcojmm Snapdragon 855, GPU Adreno 640 me RAM prej 6GB deri ne 12GB dhe memorie ROM nga 128GB deri ne 512GB.

Kur del OnePlus 7 dhe si do te jene karakteristikat teknike:

  • Ekrani AMOLED 6,5 “
  • Procesori SoC Qualcomm Snapdragon 855 @ 2,84GHz
  • GPU Adreno 640
  • Memoria RAM deri ne 12GB
  • 128 / 256GB memorie te brendshme
  • Triple-Camera e pasme me 3 sensore respektivisht 48MP + 20MP + 5MP
  • Kamera “selfie” 16MP
  • Bateri nga 4000 mAh me “Quick Charge”
  • Sistem operativ Android Pie 9.0 i personalizuar OxygenOS
Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.