one plus
Celulare Lajmet e fundit

Shtohen zerat mbi OnePlus 6 dhe çmimin e tij fantastik

OnePlus 6 do të përfaqësojë celularin e tetë të prodhuesit kinez dhe thashethemet janë shumëzuar javët e fundit. Mediat kineze  filluan të flasin në një mënyrë më bindëse, pavarësisht se paraardhësi OP5T është ende shumë konkurues në tregun ndërkombëtar.

Një thashethem i dyshuar i rrjetit social  Weibo nxjerri në dritë një krahasim me celularët e tjerë aktuale të tregut. Tek fotografia e mëposhtme tregohet edhe çmimi fantastik që mendohet që OnePlus 6 do dali në treg.

OnePlus 6-foto1

 Sipas informacionit e cila krahason OnePlus 6 me iPhone X dhe Galaxy S9+, celulari i ri do të jetë e pajisur me procesorin Qualcomm Snapdragon 845, 8GB RAM, 256 GB memorie, një kamera të dyfishtë me sensorë 16+20 MP, dash CHarge dhe ekranin 6.2″ .

Çmimi: $749, i cili do të kurorëzojë këtë OnePlus 6 variant si modeli më i shtrenjtë bërë ndonjëherë nga kompania. Meqenëse këto janë thashetheme të pakonfirmuara, informacioni duhet të merret me kujdesin e duhur.

[artikull i shkruar më 10/03/2018 mbi OnePlus 6]

Ekrani i rrokullisur qe ka iPhone X është tendenca më e fundit në botën e Android. Dhe sipas një rrjedhje të re informacioni nga OnePlus, top classi i ardhshem OnePlus 6 do të shkojë me rrjedhën dhe do të vijë me një nivel të vetin.

Ky informacion u zbulua për herë të parë në një imazh të dale ne internet, dhe gjen mbeshtetje edhe ne design-in e Oppo R15 Plus qe ne vendet aziatike shihet si vellai i vogel i OnePlus per nga ana e imazhit. Ne fakt si Oppo si OnePlus janë  te dy në pronësi të BBK Electronics.

Gjithsesi, mendohet se OnePlus 6 do të ketë një ekran me raport 19: 9, pra më i gjatë se panel 18: 9 i paraardhësit të tij OnePlus 5T.  Një prototip i OnePlus 6 (me numrin e modelit A6000) arriti të shënojë 276.510 pike ne benchmark AnTuTu, siç dëshmohet nga fotografite më poshtë.

One Plus 6 ne Benchmark Antutu:

OnePlus 6 do të prezanohet me shume mundesi në qershor i vene ne jete nga Snapdragon 845, aq shumë qe tashmë ky informacion është konfirmuar nga CEO i kompanisë. Sipas informacioneve të mëparshme, mendohet se celulari do të bazohet ne material qeramike ne pjesen e pasme ku do te ndodhet dhe sensori “Dual Camera”. Në thelb One Plus do ti permbahet të gjitha tendencave mbizotëruese në hapësirën mobile në këtë moment.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.