oneplus 5t project treble
Celulare Lajmet e fundit

OnePlus 5T Project Treble – Ja si do te behet “i pavdekshem”!

OnePlus vazhdon të ofrojë përditësime të vlefshme softuerike për OnePlus 5 dhe OnePlus 5T përmes lëshimit të një Open Beta të ri. Lajmi u publikua në orët e kaluara,  Open Beta 13 për OnePlus 5 dhe Open Beta 11 për OnePlus 5T, nuk kanë të ngjarë të kalojnë pa u vënë re, pasi ato paraqesin zhvillimin dhe mbështetjen për Oneplus 5T Project Treble!

OnePlus konfirmohet si një ndër kompanitë më të rëndesishme që dëgjon kritikat e klientëve dhe përdoruesvë. Kujtojmë që OP5 dhe OP5T nuk kishin të instaluar Project Treble në dalje dhe kjo solli disa kritika nga ana e ekspertëve. Project Treble është një funksion shumë i rëndesishëm që kanë vetëm disa smartphone. Ai krijon nje particion ne memorien e smartphonit qe i dedikohet sistemit operativ Android dhe që është i kontrolluar drejtpërsëdrejti nga Google.

Ky particion lejon përditësimin e versionit Android bazë të celularit direkt nga Goole, pa patur nevojën e ndërhyrjes se kompanisë prodhuese (Samsung, Huawei, LG etj).

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.