Celulare Lajmet e fundit

OnePlus 5T do prezantohet ne New York

Nuk ka dyshim se OnePlus 5T është smartphoni më i pritur i këtyre dy muajve që do të përfundojë vitin 2017. Duhet të themi se prodhuesi kinez ka shtuar kureshtjen e entuziastëve për daljen në treg të këtij “flagship killer”.

Lexo edhe: Skeda Teknike e OnePlus 5

Me një mesazh të ri në Twitter, një tjetër në seri, OnePlus ka zbuluar qytetin ku do të zhvillohet ngjarja e prezantimit të smartfonëve. Në orët e fundit, në fakt, prodhuesi kinez ka publikuar foton e mëposhtme, duke i ftuar përdoruesit të gjejnë qytetin që do të presë festën e organizuar për OnePlus 5T.

oneplus 5t-foto

Epo, vendndodhja e treguar në foto është Manhattan, New Jork, në kryqëzimin ndërmjet West 34th Street dhe Broadway.

Për fat të keq, në këtë kohë ekipi i OnePlus nuk zbuloi detaje të mëtejshme rreth ngjarjes së prezantimit të smartfonëve (madje as dita nuk dihet) ose për disponueshmërinë e menjëhershme të saj. Prandaj, ne vazhdojmë të presim që prodhuesi kinez të zbulojë momentin e shpalljes së OnePlus 5T.

ose.al – Shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

One thought on “OnePlus 5T do prezantohet ne New York

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.