one plus
Celulare Lajmet e fundit

OnePlus 5T “mbaron” ne SHBA, amerikanet duhet te presin OP6.

Sipas website “Engadget”, OnePlus konfirmoi se ka shitur çdo njësi të celuarit OP 5T të prodhuar për Amerikën e Veriut. Me sa duket, kërkesa e amerikanëve për OnePlus 5T ishte më e lartë se çdo parashikim i OnePlus. Kështu që, amerikanët që duan të blejnë një telefon OnePlus do të duhet të presin derisa të lançohet modeli i ri i markës – OnePlus 6.

OnePlus 6 mendohet se fizikisht do të ngjajë me Oppo R15, përfshi edhe “gadishullin” ne pjesen e siperme te celularit. Ai do të ketë një ekran 6.3” me rezolucion 1080 x 2280 pixel, sensor “Dual Camera” në pjesën e pasme dhe një bateri 3,450 mAh.

Me shumë mundësi, OnePlus 6 do te prezantohet gjatë muajit qershor. Në tërësi, fansat e OnePlus në Amerikën e Veriut mund të duhet të presin rreth tre muaj para se të jenë në gjendje të blejnë përsëri një nga telefonat më të mirë të vitit. Mendohet se të njejtin “fat” te keq do te kene dhe blerësit ne Europe së shpejti, ku stoku i OP 5T ështe gjithashtu drejt pëdorimit. Prodhimi i celularit në bazë të kërkesave bën gjithashtu të mundur mos rënien e çmimit te OnePlus 5T, dhe në përgjithësi të të gjithë celularëve OnePlus.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.