Celulare Lajmet e fundit

OnePlus 5T jo vetem eventi i prezantimit…….ja dhe çmimi!

Nuk eshte vetem vendi ku do te mbahet eventi i prezantimit te One Plus 5T lajmi i dites se sotme.

Nje lajm shume i rendesishem ka te beje dhe me çmimin qe pritet te kete ky super dispozitiv. Eshte vete CEO i One Plus, Mister Pete Lau i cili ka dhene informacion thuajse zyrtar ne kete aspekt.

Ai u pyet ne social network-un e tij te Weibo nga nje perdorues, nese do te mjaftonin 4.000 yuan (rreth 520€) per te blere nje One Plus 5T. Mister Lau u pergjigj shkurt dhe qarte:

“Enough😁”

Pra sipas CEO te One Plus, rreth 520 € do te jete ne mjaftueshem per te blere dispozitivin qe pritet te jete fantastik: “the real Flagship Killer“.

one plus 5t

Nderkohe ja cilat priten te jene versione e One Plus 5T ne baze te kapaciteteve teknike:

  • 64GB / 6GB RAM model – $540 US / €550/ CNY 3,500;
  • 128GB / 8GB RAM model – $600 US / €650 / CNY4,000.

Nuk ka dyshim se OnePlus 5T është smartphoni më i pritur i këtyre dy muajve që do të përfundojë vitin 2017. Duhet të themi se prodhuesi kinez ka shtuar kureshtjen e entuziastëve për daljen në treg të këtij “flagship killer”.

Lexo edhe: Skeda Teknike e OnePlus 5

Me një mesazh të ri në Twitter, një tjetër në seri, OnePlus ka zbuluar qytetin ku do të zhvillohet ngjarja e prezantimit të smartfonëve. Në orët e fundit, në fakt, prodhuesi kinez ka publikuar foton e mëposhtme, duke i ftuar përdoruesit të gjejnë qytetin që do të presë festën e organizuar për OnePlus 5T.

oneplus 5t-foto

Epo, vendndodhja e treguar në foto është Manhattan, New Jork, në kryqëzimin ndërmjet West 34th Street dhe Broadway.

Për fat të keq, në këtë kohë ekipi i OnePlus nuk zbuloi detaje të mëtejshme rreth ngjarjes së prezantimit të smartfonëve (madje as dita nuk dihet) ose për disponueshmërinë e menjëhershme të saj. Prandaj, ne vazhdojmë të presim që prodhuesi kinez të zbulojë momentin e shpalljes së OnePlus 5T.

ose.al – Shtëpia e teknologjisë

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.