dual kamera horizontale
Celulare Lajmet e fundit

OnePlus 5: karakteristikat, çmimi dhe dalja ne treg

Një nga temat më të biseduar në panoramën e smartphoneve është sigurisht dalja në treg e OnePlus 5. Ky celular përfolet nga të gjithë që do jetë një nga smartphonët më të kompletuar të tregut ndërkombëtar.

Në fakt, me daljen e OnePlus 3, fama e markës u rrit jashtëzakonisht shumë. Kjo për shkak edhe të cilësisë së shkëlqyer dhe çmimit të ofruar nga shoqëria e Carl Pei. Për këtë arsye shumë përdorues janë duke pritur me padurim pasardhësin. Me sa duket, celulari i ardhshëm mund të quhet direkt OnePlus 5. Arsyeja për këtë zgjedhje është thjesht supersticioze. Në fakt, në Kinë numri 4 ngjason shumë me fjalën “vdekje”.

Hap pas hapi analizojmë të gjitha thashethemet në lidhje me OnePlus 5!

OnePlus 5: Design

Sipas fotografive të botuara në ditët e fundit, OnePlus duhet të mbajë përafërsisht të njëjtin design me paraardhësit e tij. Dallimi i vetëm mund të bëjë një kamera vertikale e dyfishtë e pozicionuar në pjesën e pasme. Për pjesën tjetër, duhet të shohim të njëjtat linja të buta që karakterizojnë paraardhësit e mbi të gjitha një sensor gishtash përpara (për kënaqësinë e shumë personave). Mund të presim vetëm ekranin edge-to-edge si i Samsung Galaxy S8 (kliko këtu për karakteristikat) , por na duhet të presim për më shumë detaje.

OnePlus 5: Ekrani

Diagonalja e ekranit duhet të jetë identike me atë të modeleve të mëparshme, e cila është 5.5″. Përsa i përket risolucionit nuk kemi informacion të besueshëm, por mendojmë që do jetë të paktën 1080p.

Edhe pse shumë prodhues kanë filluar të aplikojnë gjithnjë e më shpesh paneleve në Quad HD, OnePlus do të mbështetet përsëri në Full HD AMOLED. Një zgjedhje e mençur patjetër duke limituar në maksimum konsumin e tepërt.

OnePlus 5: Çipset e Memoria

OnePlus 5-cipsetMë shumë se thashetheme duket zgjedhje pothuajse e qartë. Me shumë siguri do ketë një çipset Qualcomm Snapdragon 835. Ajo që është ende e pasigurt janë memoriat. Që nga OnePlus 3 kemi parë 6 GB RAM por në këtë rat mund të presim një surprizë të këndshme. Mendohet në fakt, prania e 8 GB RAM, me 64 ose 128 GB memorie të brendshme. Për fat të keq ne nuk kemi asnjë lajm në lidhje me zgjerimin e memories nëpërmjet Micro SD.

OnePlus 5: Fotokamera

OnePlus 5-fotokamera-e-dyfishte-pasmeSipas informacioneve të rrjedhura në ditët e fundit, OnePlus 5 mund të ketë një kamera të dyfishtë të pasme.

Dëshira e kompanisë për të arritur konkurrentët si LG, Apple dhe Huawei është shumë e madhe. Ende nuk dihet se çfarë teknologji do të aplikohet në këtë sensor dyfishtë. Mund të shohim ndoshta një zoom optik të ngjashëm me iPhone 7 Plus, një me pikturë njëngjyrëshe dhe sensor RGB si Huawei P10 apo një kamera me kënd të gjerë, si LG G6? Çfarë është që ne mund të supozojmë është se të paktën një nga dy sensorët e kamerës së pasme është 23 mega-piksel, ndërsa ajo e përparme 16 mega-piksel.

OnePlus 5: Çmim e dalja në treg

Data e daljes në treg nuk është njoftuar, por ne mund të supozojmë se OnePlus 5 do të zyrtarizohet në mes të muajit qershor ose korrik. Sa për koston, duhet të fillojmnë të braktisin idenë se kompania kineze do të jetë shumë agresive të çmimet. Sipas thashethemeve të dala në javët e fundit, çmimi duhet të jetë rreth 480€.

Detajet e plota:

 

  • Ekran 5.5″ Full HD 1920 x 1080 pixel;
  • Qualcomm Snapdragon 835;
  • 8 GB RAM;
  • Fotokamera e dyfishtë 23 mega-pixel;
  • Bateria 4000 mAh;
  • Sistemi operativ Android 7.1.1 Nougat.

©ose.al

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

4 thoughts on “OnePlus 5: karakteristikat, çmimi dhe dalja ne treg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.