one plus
Celulare Lajmet e fundit

ONE PLUS 6 pritet me teknologji Cat.16 LTE per shpejtesi interneti 1 Gbps

[perditesim 14.03.2018]

Te rejat fundit mbi OnePlus 6 janë shume nxehta.  Sipas tyre, pretendohet se dispozitivi i ri OP6 do të ofrojë teknologjine e nderlidhjes Cat.16 Gigabit LTE, e cila mund të mundesojë shpejtësi shkarkimi te të dhënave deri në 1000Mbps, ose 1Gbps. Kjo ka të ngjarë të vijë si rrjedhoje e shfrytezimit maksimal te modemit X20 LTE të integruar në proçesorin SnapDragon 845.

Me kushtin që linja juaj e kartes SIM dhe operatori të ketë mbulim 4G LTE më të mirë se shpejtësia mesatare ne treg, OnePlus 6 do të mundesoje lidhje me shpejtësi në downlink deri ne 1 Gbps, aktualisht e pamundur per te gjithe dispozitivet.

Imagjinoni kur te perfundohet dhe shperndahet me ne fund teknologjia 5G, e cila do teorikisht do të mundesonte shpejtesi interneti nga 1-10 Gbps.

ose.al – shtepia e teknologjise

Ekrani i rrokullisur qe ka iPhone X është tendenca më e fundit në botën e Android. Dhe sipas një rrjedhje të re informacioni nga OnePlus, top classi i ardhshem OnePlus 6 do të shkojë me rrjedhën dhe do të vijë me një nivel të vetin.

Ky informacion u zbulua për herë të parë në një imazh të dale ne internet, dhe gjen mbeshtetje edhe ne design-in e Oppo R15 Plus qe ne vendet aziatike shihet si vellai i vogel i OnePlus per nga ana e imazhit. Ne fakt si Oppo si OnePlus janë  te dy në pronësi të BBK Electronics.

Gjithsesi, mendohet se OnePlus 6 do të ketë një ekran me raport 19: 9, pra më i gjatë se panel 18: 9 i paraardhësit të tij OnePlus 5T.  Një prototip i OnePlus 6 (me numrin e modelit A6000) arriti të shënojë 276.510 pike ne benchmark AnTuTu, siç dëshmohet nga fotografite më poshtë.

One Plus 6 ne Benchmark Antutu:

OnePlus 6 do të prezanohet me shume mundesi në qershor i vene ne jete nga Snapdragon 845, aq shumë qe tashmë ky informacion është konfirmuar nga CEO i kompanisë. Sipas informacioneve të mëparshme, mendohet se celulari do të bazohet ne material qeramike ne pjesen e pasme ku do te ndodhet dhe sensori “Dual Camera”. Në thelb One Plus do ti permbahet të gjitha tendencave mbizotëruese në hapësirën mobile në këtë moment.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.