one plus
Celulare Lajmet e fundit

ONE PLUS 6 fotografia e pare! Konfirmohet design qe pritej…

[perditesim 10.04.2018]

Me ne fund “rrjedh” ne internet dhe fotografia e pare zyrtare e One Plus 6.

oneplus 6

Shihet se konfirmohet “gadishulli” ne pjesen e siperme ne stilin e iPhone X, por One Plus ka kryer nje pune shume me te mire se celularet e tjere duke e bere me te vogel dhe me te holle.

 

OnePlus ka konfirmuar në forumin zyrtar disa detaje mbi karakteristikat hardware të terminalit. Sipas informacioneve, OnePlus 6 do të pajiset me Qualcomm Snapdragon 845 SoC, 8GB RAM dhe memorie deri në 256GB. Detajet teknike nuk janë të botuara plotësisht, por këto të dhëna vijnë nga një burim zyrtar dhe jo nga fjalë të thjeshta të pakonfirmuara.

To create this higher standard, we start with the best hardware: the
Qualcomm® Snapdragon™ 845 paired with up to 8GB of RAM and 256GB of storage. Choosing the best hardware is the easy part, the real challenge is in making the best hardware perform in ways that adds value to the experience of the user.

[artikull i publikuar me 03/04/18]

Video OnePlus 6: OnePlus është duke u përgatitur për të nxjerrë në treg dhe firma po e shoqëron nisjen e saj me videot e para online. Dy detaje të rëndësishme: konfirmimi i emrit dhe theksi i vendosur në konceptin e shpejtësisë, aspekt, ky i fundit, i kujtuar nga kompania edhe në një twitter tjetër, duke nënvizuar: a keni shpejtësi të mjaftueshme? JO

Video OnePlus 6

OnePlus 6 ende nuk është shfaqur në videon e shkurtër, e cila përmban vetëm një animacion dhe disa fjalë “shpejtësia që ju nevojitet” dhe referencën ndaj emrit të terminalit 06.

Sipas thashethemeve të mëparshme do kemi SoC Snapdragon 845 të lidhur me 6 ose 8GB RAM në varësi të konfigurimeve. Memoria e magazinimit do të arrijë në 256GB në variantin më të pajisur. Data e saktë e dorëzimit ende duhet të zbulohet. Thashethemet e fundit kanë vendosur arritjen e terminalit para qershorit dhe videoja e parë po vërteton teorinë e arritjes që mund të ndodhë para fillimit të verës.

video oneplus 6-foto

[perditesim 14.03.2018]

Te rejat fundit mbi OnePlus 6 janë shume nxehta.  Sipas tyre, pretendohet se dispozitivi i ri OP6 do të ofrojë teknologjine e nderlidhjes Cat.16 Gigabit LTE, e cila mund të mundesojë shpejtësi shkarkimi te të dhënave deri në 1000Mbps, ose 1Gbps. Kjo ka të ngjarë të vijë si rrjedhoje e shfrytezimit maksimal te modemit X20 LTE të integruar në proçesorin SnapDragon 845.

Me kushtin që linja juaj e kartes SIM dhe operatori të ketë mbulim 4G LTE më të mirë se shpejtësia mesatare ne treg, OnePlus 6 do të mundesoje lidhje me shpejtësi në downlink deri ne 1 Gbps, aktualisht e pamundur per te gjithe dispozitivet.

Imagjinoni kur te perfundohet dhe shperndahet me ne fund teknologjia 5G, e cila do teorikisht do të mundesonte shpejtesi interneti nga 1-10 Gbps.

ose.al – shtepia e teknologjise

Ekrani i rrokullisur qe ka iPhone X është tendenca më e fundit në botën e Android. Dhe sipas një rrjedhje të re informacioni nga OnePlus, top classi i ardhshem OnePlus 6 do të shkojë me rrjedhën dhe do të vijë me një nivel të vetin.

Ky informacion u zbulua për herë të parë në një imazh të dale ne internet, dhe gjen mbeshtetje edhe ne design-in e Oppo R15 Plus qe ne vendet aziatike shihet si vellai i vogel i OnePlus per nga ana e imazhit. Ne fakt si Oppo si OnePlus janë  te dy në pronësi të BBK Electronics.

Gjithsesi, mendohet se OnePlus 6 do të ketë një ekran me raport 19: 9, pra më i gjatë se panel 18: 9 i paraardhësit të tij OnePlus 5T.  Një prototip i OnePlus 6 (me numrin e modelit A6000) arriti të shënojë 276.510 pike ne benchmark AnTuTu, siç dëshmohet nga fotografite më poshtë.

One Plus 6 ne Benchmark Antutu:

OnePlus 6 do të prezanohet me shume mundesi në qershor i vene ne jete nga Snapdragon 845, aq shumë qe tashmë ky informacion është konfirmuar nga CEO i kompanisë. Sipas informacioneve të mëparshme, mendohet se celulari do të bazohet ne material qeramike ne pjesen e pasme ku do te ndodhet dhe sensori “Dual Camera”. Në thelb One Plus do ti permbahet të gjitha tendencave mbizotëruese në hapësirën mobile në këtë moment.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.