Lajmet e fundit

One Plus 6 apo One Plus 5T ? diçka pritet te ndodhe ne nentor nga One Plus • ose.al

Mendohej se kompania kineze One Plus hodhi ne treg pak muaj me pare smartphonin One Plus 5. Ky i fundit vazhdon te konsiderohet celulari me i shpejte ne bote, dhe gjithashtu smartphoni me i mire ne raportin çmim/kualitet.

Vitin e kaluar, pak muaj pasi doli ne treg One Plus 3, kompania kineze nxorri dhe versionin One Plus 3T i cili ishte shume me i permiresuar dhe performant.

Ndaj shume fansa te One Plus mendonin se edhe kesaj here, OP5 do te ndiqej nga nje version i ri One Plus 5T.

one plus 6 pritet

Informacionet qe vijne oret e fundit nga website Gizmochina jane interesante persa i perket prespektives per te patur nje OP5T.

Ata jane te bindur qe One Plus 5T do te vije ne nentor, me nje design totalisht te ndryshuar ne krahasim me One Plus 5. OP5T do te kete nje ekran “bezel-less” pra pa korniza, dhe me nje raport 18:9. Permasat do te jene ato te nje ekrani 6.0”

Informacionet e Gizmochina rrjedhin nga nje informator i brendshem ne kompanine One Plus. Ky i fundit, me ane te pershkrimit telefonik, ndihmoi edhe ne krijimin e nje renderi qe rikrijon modelin e One Plus 5T.

 

apo one plus 5 t

Duhet thene qe kanalet e tjera te informacionit nuk kane konfirmuar akoma nje prespektive te tille. Por nese do te ishte e vertete, atehere One Plus 5 i sotçem, me nje design moderrn “bezel-less” do te kthehej rrealisht nje nje kandidat kryesor per çmimin smartphoni i vitit 2017.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.