Lajmet e fundit

Zbulohet gjithçka rreth Samsung Galaxy Note 9 😉😉

Zbulohet gjithçka rreth Samsung Galaxy Note 9  – një ditë para lançimit 😉😉

Në atë që mund të quhet leak i fundit rreth Note 9 një website gjerman ka publikuar detajet e plota të marketingut të Samsung Galaxy Note 9. Në këtë raport përfshihen të gjitha vecoritë me të cilat Samsung pret të rivalizojë kundërshtarët e tij në treg.

Detajet vijojnë si më poshtë:

EKRANI
Galaxy Note 9 do të ofrojë “Infinity Display më të madhe” që Samsung ka prodhuar ndonjëherë dhe Galaxy Note më të madhe me 6.4inch ekran duke reduktuar bezel-at akoma edhe më shumë. Paneli SuperAMOLED nga Samsung do të ketë një rezolucion prej 2960×1440 pikselash.

PROÇESORI
Exynos 9810 Octacore SoC i cili operon deri në 2.7 gigahertz

RAM DHE MEMORIA
Versioni bazik do të ketë 6 GB RAM dhe 128 GB. Gjithashtu pritet një model me 8 GB RAM dhe 512 GB memorie.

BATERIA
Bateria 4000mAh do të mundësojë përdorim gjatë gjithë ditës dhe do të suportojë Fast charging dhe Fast Wireless Charging.

MADHËSIA DHE PESHA
Pajisja do të peshojë 201 gram me një trashësi prej 8.8 milimetrash, duke bërë Galaxy Note 9 pak më të rëndë dhe të trashë sesa paraardhësi. Në këmbim, përdoruesit do të përfitojnë më shumë kapacitet baterie.

KAMERA
The Note 9 do të ketë 2 sensorë me nga 12MP kamere nga Samsung. Një kamera do të ketë 2x zoom optik, dhe lente wide-angle me hapje të kamerës e cila varion nga F / 1.5 deri në F / 2.4 për të future më shumë dritë në fotot tuaja.

Software ‘Intelligjent’ do ta bëjë  “thuajse të pamundur për të shkrepur një foto të keqe”. Software do të dallojë përmbajtjen e secilit subject dhe automatikisht do të ndryshojë përshtatshmërinë e ngjyrave si kontrastin, blurring apo dhe balancën e dritës së bardhë.

S-PEN
Për herë të parë S-PEN do të ketë Bluetooth. Butoni sipër lapsit tani do të mund të përdoret si një telekomandë për smartphone-n. Sipas Samsung ai do të mund të përdoret edhe për të shkrepur foto, për të kontrolluar nga larg prezantimet ose edhe të përdorësh aplikacionet pa patur nevojë të prekësh ekranin.

Shënimet me Screenoff (Ekran Fikur) tani do të jenë me ngjyrën e lapsit që do të keni në smartphone. Për shembull lapsi i verdhë shkruan më ngjyrë të verdhë.

DEX
DeX tani do të bëhet I mundur pa nevojën e një pajisje docking shtesë. Vetëm një kabull do të mjfatojë.
Gjithashtu shqënimet më ekran fikur mund të merren edhe kur Note 9 do të jetë në DEX Mode.

NGJYRAT
Samsung Galaxy Note 9 do të lancohet në shumicën e shteteve në tre “Midnight Black” – E ZEZE, “Ocean Blue”- BLU dhe “Metallic Copper”- KAFE E CELËT

ÇMIMI
Modeli 128GB Mbretërinë e Bashkuar do të ksuhtojë £899, ndërsa modeli 512GB do të ksuhtojë plot £1099.

DISPONUESHMËRIA
Porositjet për Samsung Galaxy Note 9 do të fillojnë shumë shpejt pas prezantimit më 9 Gusht 2018. Deri me 23 Gusht mund të bëni para-porosi dhe më 24 Gusht fillon shpërndaraja e celularëve.
Në varësi të shteti, rajonit apo operatorit telefonik mund të ketë edhe oferta për para-porositë(pre orders) ku klientët zakonisht perfitojnë      kufje me cilësi të lartë dëgjimi nga AKG .

Duke mos patur më cfarë të zbulojmë,  a kemi ndonjë lexues të bindur për ta blerë #Note9 ? Na e bëni të ditur në komentet më poshtë.

Gjithashtu hidhini një sy fotove të mëposhtme.

Note 9 Note 9 Note 9 Note 9 Note 9

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.