note 8 dhe 5 karakteristika
Lajmet e fundit

GALAXY NOTE 8 dhe 5 karakteristika qe do ta benin me te mire • ose.al

Pas nje analize me te detajuar te super phabletit Samsung Galaxy Note 8, menduam te bejme nje kritike te vogel. Do te rendisim ne kete artikull disa karakteristika ose opsione qe do te mund ta permiresonin akoma me shume kete smartphone.

Galaxy Note 8 dhe 5 karakteristika qe i mungojne:

1 ) Nje version i celularit me nje ekran te sheshte (Flat Display Version). Siç e dime mire te gjithe celularet Samsung tashme kane nje ekran te harkuar “edge to edge“. Kjo veçori eshte me te vertete mbreslenese dhe ka krijuar shume fitime ekonomike per kompanine koreane. Por nga ana tjeter e kthen ekranin me te dobet dhe me te ekspozuar ndaj thyerjeve. Trupi i smartphonit nuk ka nje grip tejet te sigurte, dhe shpesh krijon konfuzion kur preken cepat pa vetedije. Per kete arsyedo te ishte mjaft interesante te kishim dhe nje version me “Flat Display” si ato te paraardhesve te tij. Ne kete menyre çdokush do te zgjidhte versionin qe me shume i pershtatej ne punen e perditshme.

2 ) Nje permiresim i ndjesh qe ne fakt Samsung duhet absolutisht te bej per celularet e tij ka te bej me pozicionimin e sensorit “Fingerprint” (shenjes se gishtave). Ai eshte aktualisht i vendosur ne krah te fotokameres se pasme. Pozicioni eshte jashte mase jo komod. Nuk shtypet lehte pa perdorur te dy duart, ose pa rrezikuar te rrezosh celularin duke perdorur nje dore. Per me teper shpesh ngaterron sensorin e shenjes se gishtave me objektivin e fotokameres, duke e bere pis xhamin e saj.

3 ) Kapaciteti i baterise vazhdon te jete nje problem per Samsung. Nuk e kuptojme se si pretendohet te vihet ne dispozicion nje ekran Super AMOLED “Infinity Display”, qe te punoje me nje bateri prej 3300 mAh. Per me teper, problemi dihej qe nga prodhimi i Galaxy S8+, i cili ka nje bateri prej 3600 mAh. Pra jo vetem Samsung nuk ka permiresuar kapacitetin e baterise tek Galaxy Note 8, por perkundrazi e ka zvogeluar! Veprimi eshte i pashpjegueshem teknologjikisht. Mbase i shpjegueshem vetem ekonomikisht.

4 ) Permiresim i sistemit “Edge UX”. Behet fjale per panelin e ikonave dhe komandave ne bordet anesore te celularit. Nuk ka asgje te veçante per kete panel. Ai eshte absolutisht i thjeshte, me disa komanda qe shpesh nuk te hyne ne pune ose me widget te kota. Kini parasysh qe ka nje pafundesi Aplikacionesh qe ofrojne panele anesore te ekranit akoma me profesional dhe interesant se ato te Samsung. Keto aplikacione mund te perdoren dhe ne nje celular me ekran te sheshte “Flat Display”, biles akoma me me shume efikasitet.

5 ) Cmimi !! 😅😅😅 rreth 1000 € per Galaxy Note 8 jane me te vertete shume. Sidomos kur shihen çmimet e konkurences. Ne kete aspekt do te vinte ne ndihme dhe pika 1 e kesaj liste. Mbase nje Note 8 me ekran te sheshte do te kushtonte dhe 200 $ me pak!

copyright©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

2 thoughts on “GALAXY NOTE 8 dhe 5 karakteristika qe do ta benin me te mire • ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.