Lajmet e fundit

NOKIA 9 video + foto render te reja ne 360° mbi celularin Europian • ose.al

[Perditesim 12/10/2017]

Perditesimi me i fundit per nje nder celularet me te shumepritur ne tregun europian eshte fantastik!

Behet fjale per disa foto-render dhe nje video te “vjedhur” nga bashkepunimi i dy nga hackerat me te njohur te rrjetit: @OnLeaks & @Compareraja

Arriten te na shfaqin ate qe me shume mundesi do te jete imazhi i sakte i Nokia 9.

 

Nokia 9 Video:

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=hZ9BRvBG4TM” width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”yes” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]

 

[Perditesim 04 tetor 2017]

Mbi Nokia 9 tjeter fotografi sapo eshte hedhur ne rrjet. Behet fjale per nje version mjaft interesant ne ngjyre “Polished Blue” teper te bukur.

nokia 9 tjeterFotografia eshte hedhur online nga nje zhvillues i softwareit te kompanise Nokia. Burimi eshte i njejti me ate qe nxorri disa informacione pak jave me pare. Lexo me poshte👇

Ajo qe vihet re eshte ekrani “edge to edge” dhe i perkulur ne pjeset anesore. Informacioni tjeter ka te beje me RAM qe do te jete ne dy versione, 6 GB dhe 8 GB. Ndersa pritshmeria mbi çmimin e fabrikes ne Europe eshte rreth 749 € 🙈

Nokia 9  kerkon te rivalizoje Samsung, Apple dhe Xiaomi.

Nga imazhet shihet qarte qe Nokia 9 mund te jete i pari smartphone i Nokia qe nuk ka korniza anesore. Pra “bezel-less” konfirmohet si design i momentit. Butoni i sensorit te shenjes se gishterinjve “Fingerprint” zhvendoset ne pjese kurizore te celularit, afer fotokameres. Kjo e fundit eshte e tipit “Dual-Camera” e teknologjise Zeiss me sensore IMX 258 dhe RGB.

Paneli i ekranit mendohet se do te jete i tipit AMOLED me tendence te perkulur (Curved). Nga website GFXBench mesohet se ekrani do te jete prej 5.3” ashtu si dhe Nokia 8.

Procesori me shume mundesi do te jete nje SnapDragon 835.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.