nokia 9 tjeter
Lajmet e fundit

Nokia 9, super telefoni që pritet të dalë së shpejti!

 Qëkur brandi i njohur Nokia u rikthye në tregun e telefonave, fansat kanë pritur nga kompania HMD (zotëruse e Nokias) për një telefon që të konkurrojë telefona si S9 apo iPhone X. Ja pra që ju prezantojmë me Nokia 9!

Çdo dëshirë JUAJA do plotësohet me Nokia 9 😍😍

nokia 9-specs

Një listë me specifikimet e këtij telefoni është publikuar online. Nga shikimi i parë duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Por gjithsesi ja vlen ti hedhim një sy.

Kamera e Nokia 9

Gjëja e parë që bie në sy është kamera e ZEISS me tre lente. Shumë e ngjashme me atë të që pamë tek Huawei P20 Pro. Kjo mund të tregojë dhe për një marrëveshje ndërmjet këtyre kompanive. Rezulucioni për këto kamera është 41mpx (lente e gjerë) + 20mpx (bardh e zi) + 9.7mpx (zmadhuese). Kjo konfirmon dhe njëherë ngjashmërinë me kameran e P20 Pro.

Ajo ku ndryshon me P20 Pro por ngjason me Galaxy S9 është lentja që zmadhohet apo zvogëlohet sipas dritës. Një risi kjo e gjendur deri më tani vetëm tek telefonat Samsung. Një gjë surprizuese është prania e një drite Xenon. Këto lloj dritash janë më të mira përsa i përket fotografive por jo dhe aq për tu përdorur si një dritë dore. Prandaj duket që Nokia do të përdori dhe një dritë Led për këtë funksion. Ajo çfarë i bën këto specifikime për Xenon të mos jenë të vërteta, janë përmasat e telefonit. Xenon kërkon një telefon të trashë për tu vendosur, por Nokia ka përmasa 150.6 x 75.2 x 7.3 mm. Këto përmasa nuk e lejojnë vendosjen e Xenon.

Specifikimet e tjera të Nokia 9

Nokia 9 thuhet të vijë me një ekran Oled prej 6.01 inch dhe rezulucion QHD. Proçesori do të jetë Snapdragon 845 i cili është më i fuqishmi tek telefonat Android. Bateria do të jetë 3900mAh ndërsa sensori i shenjës së gishtit pritet të jetë nën ekran. Gjithashtu telefoni do të ketë çertifikatë IP68 për rezistencë ndaj rërës dhe ujit. Thuhet dhe që Nokia 9 do të vijë direkte me versionin më të fundit të Android 8.1.

Gjithë këto specifikime duket se do e sjellin dhe njëhere vëmendjen e konsumatorit tek Nokia. Por ngelet për tu parë nëse janë të vërteta. 

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.