Nokia 7 Plus do të prezantohet me shumë mundësi në MWC 2018. Celulari duket se i ka të gjitha kredencialet për tu bërë një nga smartphonet më të mirë në tregun e mesëm.
Tiparet e Nokia 7 Plus
Trupi: Kornizë alumini me dy ngjyra (si Nokia 6 2018) me material qelqi/qeramike
Mbrojtja: Gorilla Glass në xhamin përpara
Ekrani: 6″ me raport 18: 9
Sistemi operativ: Android 8.0 Oreo
Kamera e pasme: 12MP + 13MP me dy lente Zeiss me zmadhim optik 2X.
Kamera e përparme: 16MP Zeiss me teknologji Tetracell
Proçesor: Snapdragon 660
GPU: Adreno 512 GPU
RAM: 4GB
ROM: 64GB
Mbështetje MicroSD
USB-C
Karikim i shpejtë
Në fakt, Nokia 7 Plus do të shfaqë një procesor Snapdragon 660, më i miri i serisë 600 në dispozicion në treg dhe mund të ofrojë performancë të shkëlqyeshme. Do kemi të bëjmë me Android Stock, në versionin Oreo ndër të tjera. Ajo do të ketë 4 GB RAM / 64GB memorie të brendshme dhe përveç ekranit 18:9 me 6 inç do të kenë hapësirë në pjesën e prapme dy kamera 12MP dhe 13MP me lente Zeiss.
ÇMIMI, EDHE PSE NUK DIHET, DUHET TË JETË (NË LISTË) MIDIS €299 DHE €399 DHE DUKE MARRË PARASYSH KARAKTERISTIKAT, AI ËSHTË SHUMË I MIRË.
Një smartphone që premton të jetë interesant dhe që ne shpresojmë ta shohim në Shqipëri në një kohë të shkurtër dhe me një çmim nën 400 €.