nokia 6-foto-eksluzive
Celulare Lajmet e fundit

[ZYRTARE] Nokia 3310 LTE dhe Nokia 6 (2018) së shpejti në treg

HMD mund të rinovojë një pjesë të madhe të gamës së smartfonëve në janar 2018, sipas informacioneve që dolën nga thashethemet më të fundit. Në muajin e ardhshëm HMD mund të prezantojë telefonin e ri Nokia 9 dhe Nokia 8 (2018). Sot sapo u shfaqen detaje të reja që gjithashtu sugjerojnë ardhjen e Nokia 6 (2018). Nokia 6 (2018)-foto

Karakteristikat e Nokia 6 (2018)

Sipas një burimi nga platforma kineze Baidu, Nokia 6 (2018) mund të sjellë ndryshime interesante në krahasim me paraardhësit e tij, duke filluar nga SoC i ri. Duket se kjo pajisje do të mundësohet nga një çip i familjes Qualcomm Snapdragon 6xx dhe do të jetë i pajisur me 4GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme, siç tregohet nga një etiketë e treguar më poshtë. Nokia 6 u kritikua shpesh për zgjedhjen e adoptimit të një Snapdragon 430, si modelet më të ulëta. Versioni 2018 duket se e korrigjon problemin. Ai ka si synim nivelet më të qëndrueshme të fuqisë me brezin që i përket. Nokia 6 (2018)-foto-etiketa   Data e prodhimit është raportuar gjithashtu, nëntor 2017. Ndër risitë e tjera, pajisja mund të ketë një ekran me një raport 18:9. Do shikojmë heqjen e butonit të shtëpisë dhe të sensorit të gjurmëva. Ai do të zhvendoset në pjesën e prapme. Trashësia e pajisjes duhet të arrijë 6 mm, ndërsa do të shkojë në 8 mm në lidhje me zonën e kamerës. Nokia 6 (2018) është identifikuar me numrin serial TA-1054. Së fundi, smartphoni duhet të jetë i pajisur me një kamera të dyfishtë. Detajet mbi fotokamerat janë ende të panjohura

Lexo edhe: Foto e Nokia 9, rikthimi i superfuqisë!!

 

 

HMD do të sjelli edhe një variant të ri të Nokia 3310 në tregun kinez, të karakterizuar nga prezenca e lidhjes LTE 4G. Edhe ky version i ri duhet të paraqitet në janar, kështu që brenda pak javësh duhet të kemi informacione më të sakta.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

2 thoughts on “[ZYRTARE] Nokia 3310 LTE dhe Nokia 6 (2018) së shpejti në treg

  1. 3310 me lte … tani lind pytja pse ? ky telefon ka nje os qe nuk suporton asnje aplikacion si messenger,instagram,youtube,viber edhe navigator nuk ka plus shfletuesi eshte shume i vjeteruar edhe nuk eshte ne gjetje te hape facet e madha te webit 😑😑😑 , ndoshta po krijonje ne version me android ???? 😕😕😏😏😏

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.