xiaomi mi a1
Lajmet e fundit

Njihuni me XIAOMI MI A1, celulari i lire me Android fabrike | ose.al

Njihuni me Xiaomi Mi A1, dhe karakteristikat e tij:

Shume perdorues smartphonesh shpesh lodhen nga sistemet operative tejet te nderlikuara dhe te renduara. Nganjehere eshte me mire te kesh diçka te thjeshte, efektive dhe te shpejte.

Ky eshte objektivi i ketij Xiaomi Mi A1, qe sapo u prezantua nga kompania kineze. Per kete smartphone Xiaomi dhe Android bashkepunuan ne menyre te ngushte. Xiaomi eshte prodhuesi fizik, ndersa Android ofroi sistemin operativ “puro” dhe financimet. Motoja: “Created by Xiaomi, Powerd by Google” 😍😍

Behet fjale per nje dispozitiv i fashes se mesme persa i perket çmimit, por me karakteristika mjaft interesante:

Ekrani 5.5 Full HD 1080 p bashkuar me nje trup metalik mjaft rezistent. Vihet ne jete nga procesori me kapacitet te sigurte dhe te testuar SnapDragon 625, me çip Octa Core. Memoria RAM prej 4 GB dhe memoria ROM prej 64 GB. Bateria mjaft e mire prej 3080 mAh. 

Karakteristika kryesore ka te beje me fotokameren. Nje super “Dual Camera” me dy sensore prej 12 MP secili, dhe optical zoom 2x. Ju kujtohet? Eshte e njejta fotokamer qe ka sot iPhone 7 Plus!!😱😱😱😱

Por çmimi eshte njesoj si iPhone 7 Plus ??…..imagjinoni qe flitet per nje çmim nen 300 € ne Europe 😵

Njihuni me Xiaomi Mi A1 dhe ne keto foto:

 

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

9 thoughts on “Njihuni me XIAOMI MI A1, celulari i lire me Android fabrike | ose.al

    1. Xiaomi eshte aktualisht prodhuesi i dyte boteror per pajisje teknologjike te te gjitha llojeve. Po nuk ka problem per tregjet, sepse ekspertet krijojne shume shpejt nje ROM Global dhe me siguri vjen dhe ne Europe. Ka nje diference çmimi spektakolare me konkurencen. Vetem Android puro fabrike si ai i Google Pixel XL sa i vlen…

    2. Po shikoja pak të dhënat e iPhone 7+, më pak se ky. Por se kam marrë vesh pse është sistem më i fuqishëm ai me më pak parametra sesa Android me Snapdragon?!
      Për të mos fol për çmim 3 fishi

    3. Gerti shiko sistemi operativ i personalizuar i Xiaomi MIUI (bazuar ne Android) eshte pergjithesisht shume i mire. Por nuk ka krahasim me nje Android puro, sidomos kur te perditesohet me Android Oreo. Ne qofte se do nderrosh telefon dhe nese do te mbetesh Xiaomi, ky eshte kandidat shume shume shume i forte 😀 😀 …fotokamera eshte spektakolare me dy sensore nga 12 mp dhe zoom optikal 2x i tipit mekanik (jo elektronik siç e ka One Plus 5 psh). Dhe eshte me i mire mekanik sepse zoom i tipit elektronik nuk eshte kurre 2x puro, por arrin maksimumi ne 1.5x

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.