Lajmet e fundit PC

Ngarko foto në Instagram nga kompjuteri me anë të këtij programi

Instagrami i qëndron shumë besnik aplikacionit të tij duke lejuar që ngarkimet e fotove apo videove të bëhen vetëm nëpërmjet aplikacionit për Android , iOS dhe Windows Phone gjë e cila mund të jetë shumë acaruese për fotografët. Duke marrë shkas nga kjo një fotograf njëkohësisht një student inxhinierie ka zhvilluar një program i cili mashtron sistemin në një farë mënyre. WINDOWED është një software falas dhe open-source që do të thotë se mund të shikosh kodin dhe ta modifikosh apo ta ndryshosh. Ky software të lejon të ngarkosh video ose foto në Instagram nga kompjuteri.

Ideja mbrapa Windowed nuk është plotësisht e re. Duke qenë se Instagrami kohët e fundit bëri të mundur ngarkimin e fotove nga browser-at e celularëve, me pak kodim mund të mashtrosh platformën dhe ta bësh të mendoje sikur browser i kompjuterit eshtë browser telefoni dhe në mënyrë të lejohet upload-i.

upload foto instagram

Windowed u krijua nga Felix Sun, një fotograf i cili ishte i mërzitur me procesin e kalimit të fotove nga kompjuteri në smartphone për ti futur ato në Instagram. Ai përdori eksperiencën e tij si një student inxhinierie për te krijuar programin dhe vendosi ta ndante atë me fotografët e tjerë dhe jo vetëm.

 

Windowed është një web browser për desktopë – që sipas krijuesit, programi nuk mbledh të dhëna të Instagramit dhe nuk ka kurrsesi akses në llogaritë e njerëzve që futen në Instagram nëpërmjet programit. Duke qene se programi nuk është i lidhur me Instagram kjo do të thotë që nuk ka asnjë mënyrë sesi Instagrami ta bllokojë aplikacionin Windowed nga upload-i.

Në fakt website për smartphone i Instagramit nuk i ka të gjitha funksionalitetet e aplikacionit por janë shumë të ngjashëm fale update të fundit herët këtë vit e cila jo vetëm të lejon të ngarkosh video ose foto në Instagram por edhe të shohësh dhe të postosh Instagram Stories për 24 orë.

WINOWED është falas dhe open source për MAC and PC dhe mund ta shkarkoni duke klikuar këtu.

Më poshtë janë disa imazhe të aplikacionit në MAC të cilat tregojnë mënyrën e postimit të një fotoje.foto në Instagramfoto në Instagram

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

One thought on “Ngarko foto në Instagram nga kompjuteri me anë të këtij programi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.